Eurobondi i pesti do të emetohet nga Qeveria këtë vit, me vlerë 61.890 miliardë lekë ose më shumë se 500 milionë euro. Marrja e borxhit të ri është parashikuar në ndryshimin e fundit të buxhetit ku është rritur financimi i deficitit buxhetor. Financimi nga burimet e huaja nga 29.7 miliardë lekë që u parashikua në fillim, do të jetë 100.5 miliardë lekë.
Ndërkohë Ministria e Financave ka hapur edhe thirrjen për të gjetur konsulentin ndërkombëtar që do të asistoj qeverinë në këtë proces. Por në ftesën e bërë qeveria nuk do të ketë fokus vetëm tregun evropian por edhe tregun anglez dhe atë amerikan, pasi në dokument thuhet se këshilltari ligjor duhet të ofrojë ekspertizë në ligjin anglez dhe atë federal të letrave me vlerë në SHBA.
I fundit Eurobond u emetua në qershorin e kaluar në vlerën e 650 milionë eurove, dhe deri më tani vendi ka marrë në tregjet e huaja 1.9 miliardë euro eurobonde. Borxhi po merret për shkak të dëmeve të pandemisë dhe borxheve të kaluar, ç’ka do të pasohet edhe më rritjen e borxhit publik i cili shkon 1.386 trilionë lekë, me një rritje prej 54.7 miliardë lekësh krahasuar me parashikimin fillestar.
Më një borxh të ri është e pamundur të nis ulja e borxhit që në 2023, ndaj për këtë arsye Ministria Financave ka propozuar ndryshime në ligjin për menaxhimin e sistemit buxhetor ne Republikën e Shqipërisë, ku shtyn afatin për të dalë në balancë primare pozitive, nga viti 2023 në vitin 2024.
I.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Profesionet e lira, Ministria e Financave te ‘Ligjet’: Rimbursimi brenda 30 dhjetorit! Çupi: Dështimi i radhës
16 Dhjetor 2024, 14:42
-
Shpërblimi i pranverës sa i këtij fundviti? Vendimi merret këtë muaj, do jetë mbi 5 mijë lekë
11 Dhjetor 2024, 15:32
-
‘Shkrihet’ Drejtoria, 2 ‘SH.A’ për Hekurudhën shqiptare! Transporti i pasagjerëve në duart e privatit, PD: Punonjësit po paguhen kot (VIDEO)
10 Dhjetor 2024, 17:50
-
Borxhi publik i Shqipërisë më 2025 do arrijë në 14,5 miliardë euro! Në fillim të vitit pritet emetimi i Eurobondit prej 650 mln euro
9 Dhjetor 2024, 17:56
-
Si do jetë gjendja financiare e familjeve në 2025-ën? Qeveria parashikon rënie papunësie, rroga më të larta dhe të ardhura për frymë mbi 10 mijë euro
7 Dhjetor 2024, 17:50
-
Borxhi publik afatshkurtër ka rënë në nivelet më të ulëta historike
2 Dhjetor 2024, 12:44
-
Borxhet e mbartura të Bashkive dhe Ministrive 10,5 mld lekë! Investime pa pasur fonde, Kavaja rekord, Tirana i përgjysmon për 9 muaj
1 Dhjetor 2024, 18:35
-
Mbledhja e Qeverisë, Vasilika Vjero largohet nga posti i zv/ministres së Financave pas katër vitesh
27 Nëntor 2024, 18:05
-
Shumë të ardhura pak shpenzime! Suficiti arrin në 720 mln euro, në 10 muaj u mblodhën 5.8 mld euro! U shpenzuan 5.1 mld euro
26 Nëntor 2024, 16:22
-
Fatos Çoçoli: Rilindja e pensioneve?
21 Nëntor 2024, 18:45
-
Parapagimi i tatimit nga profesionet e lira, Malaj: Brenda dhjetorit do kthehen shumat e paguara
21 Nëntor 2024, 15:36
-
Si do shpenzohen 8.2 mld euro në vitin 2025? Ja shpërndarja e buxhetit, institucionet që marrin më shumë lekë
19 Nëntor 2024, 19:21
Pra mire qe zyrtaret krimben ne rroga te majme, zhvasin parane publike, jane ortake me pasirite e trafikanteve por tani du tu jepni edhe mundesine te majmen edhe ca permes shpelarjes me eurobondin....
Përgjigju