Vettingu/ Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori para KPK-së në 20 korrik - Shqiptarja.com

Vettingu/ Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori para KPK-së në 20 korrik

Vettingu/ Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori para KPK-së në 20 korrik

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka njoftuar datën se kur do të dalë të përballet me Vetting-un Xhezair Zaganjori, kryetar i Gjykatës së Lartë.

Sipas KPK-së, Zaganjori do të jetë përpara treshes gjykuese Olsi Komici, Roland Ilia dhe Pamela Qirko në datën 20 korrik. Zaganjori është pjesë e listës prioritare të Vettingut si kryetar i Gjykatës së Lartë.  

Më herët, Vettingut në Gjykatën e Lartë i është nënshtruar gjyqtari Edmond Ismalaj, i cili kaloi me sukses filtrat e Vettingut dhe u rikonfirmua në detyrë, ndërsa sot u shkarkuan dy anëtarë të kësaj gjykate, Tom Ndreca dhe Admir Thanza.


Lajmi kryesor:

Vettingu/ Shkarkohet gjyqtari i ‘21 Janarit’ dhe Thanza i dënuar për vjedhje


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit