Kjo është rruga “Ali Demi” që të çon drejt spitalit rajonal në Vlorë, ku trafiku është gjithnjë i rënduar e për pasojë mbeten të bllokuara ambulancat e zjarrfikëset.
Qytetarët thonë se korsia e emergjencës edhe pse është ndërtuar vite më parë asnjëherë nuk është vënë në funksion dhe sot shërben si parkim makinash.
“Është rruga me e keqe në Vlorë. Kjo korsi u bë për ambulanca por nuk qarkullon dot këtu. As zjarrfikësja s’kalon. Trafiku më i madh këtu është”. Kjo korsi është bërë për urgjencën, por një herë kaloi ambulance mori para një grua. Kjo çdo gjë mund të jetë, por vetëm për urgjencë jo. Kur u ndërtua thanë do jetë për ambulancat por sot parkojnë makinat private ”, thanë banorët.
Report Tv vëzhgoi dhe zona të tjera të Vlorës, siç është lagjia “Hajro Çakeri” me rrugica tejet të ngushta.
Këtu mbeti e bllokuar zjarrfikësja dy ditë më parë.
“Po ka shumë vështirësi këtu. Janë shtëpi të vjetra e rrugica të ngushta. Nuk hyn dot ambulanca as zjarrfikësja”, tha një banor.
Shefi i Shërbimit Zjarrfikës ashtu si qytetarët kërkon zgjidhje nga bashkia e Vlorës për zgjerimin e rrugicave. Ndërsa Policia Rrugore duhet të marrë masa për zhbllokimin e trafikut nga parkimet dyshe.
“Shërbimi zjarrfikës e ka të përcaktuar qartë se brenda qytetit duhet të mbërrijë në vendngjarje brenda 8 minutave. Vonesa nuk varet nga shërbimi zjarrfikës, por nga rrugët të bllokuara. Zakonisht hasim në vështirësi sepse ka ngushtime dhe parkime të gabuara. Përpos mjeteve të mëdha, duhen dhe mjete të vogla për shërbimin zjarrfikës. Ne kemi vështirësi në këto lagje dhe s’mund të afrohemi. Shërbimi zjarrfikës duhet të ketë mjete më të mira për të shmangur pasojat. Po kështu dhe pajisje dhe personel të specializuar”, tha Shefi i shërbimit zjarrfikës në Vlorë, Luan Kapaj.
Lagjet më problematike në Vlorë për lëvizjen e zjarrfikëseve janë “Partizani”, “Tophana”, “Karabash”, “Hajro Çakeri” dhe rruga “Rilindja”.
M.T/S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vlorë/ Atentat ndaj kushëririt të Inez Hajrullës, 30 vjeçari rëndë në spital! Plagoset dhe një kalimtar, tregtar fruta perimesh! Autorët djegin makinën në Panaja (VIDEO + EMRAT)
18 Dhjetor 2024, 21:50
-
Kroacia kthen mbrapsht 3 ngarkesa me mandarina, me nivele të larta pesticidesh! Ministria e Bujqësisë: U Nisën nga Berati e Fieri, gjobit grumbulluesin
18 Dhjetor 2024, 21:12
-
Bashkia e Vlorës zhvendos tregun e gjësë së gjallë, tregtarët bëjnë rezistencë: S’vjen njeri të blejë kaposhë në Nartë se është larg
18 Dhjetor 2024, 17:08
-
Shpërndanin drogë në Sarandë e Delvinë, “Arrest në burg” për 12 persona
18 Dhjetor 2024, 17:02
-
I dënuar me 21 vite burg në Itali për trafik droge, konfiskohen dy resorte në Sarandë të Emiljan Burbës! Vlera rreth 3 mln euro (VENDIMI)
18 Dhjetor 2024, 10:04
-
Arrestohet hajduti i biçikletave në Vlorë, momenti kur kryen një nga grabitjet
17 Dhjetor 2024, 12:00
-
I vuri tritol lokalit ‘The Boss’ në Lungomare, Gjykata e Vlorës lë në burg 28-vjeçarin! Selamaj zgjedh heshtjen (VENDIMI)
16 Dhjetor 2024, 15:38
-
Vlorë/ Rekrutonin shtetas të huaj për aktivitet kriminal, Gjykata lë në qeli ukrainasin dhe bjellorusin, liron 2 të tjerët për mungesë provash (EMRAT+VENDIMI)
16 Dhjetor 2024, 15:20
-
Vlorë/ Shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave, Prokuroria kërkon arrest me burg për autorët
16 Dhjetor 2024, 12:55
-
Policia operacion kundër shpërndarësve të drogës në Vlorë, Sarandë e Delvinë, 12 të arrestuar, 1 në kërkim
16 Dhjetor 2024, 10:57
-
Vlorë/ Shpërndanin kanabis në doza, arrestohen 3 persona, shpallet në kërkim një tjetër
15 Dhjetor 2024, 13:50
-
Vlorë/ Shfrytëzonte të rinj nga Ukraina bashkë me 4 të tjerë, i rekrutonin si shpërndarës droge, vihet në pranga 24-vjeçari
15 Dhjetor 2024, 11:29
Lereni Vloren se nuk i ardhur rradha,fillojeni me Tiranen.
Përgjigju