Cagliari fitoi 0-1 me Barin në transfertë dhe siguroi kështu një vend në Serinë A të futbollit italian për edicionin e ri. Me ndeshjen e parë që në Sardenja përfundoi 1-1, do duhej dueli i kthimit që të vendoste skuadrën e tretë që do jetë pjesë e elitës së Italisë në futboll.
Asgjë nuk ka qenë e lehtë për djemtë e Claudio Ranierit, që iu falën golit të Pavolettit në fundin e ndeshjes, konkretisht në të 90+4 minutë. Asisti i Zappas u shfrytëzua mirë nga sulmuesi, që dërgoi në festë të tijtë.
Pas fërshëllimës së arbitrit Marco Guida, nga play-off Cagliari mori biletën e mbetur për në Serie A. Fundi ka sjellë lot trishtimi dhe gëzimi, me trajnerin Claudio Ranieri që në moshën 71-vjeçare siguroi ngjitjen në Serie A. Tekniku veteran do jetë sërish pjesë e elitës në Itali, teksa pas ndeshjes ka qarë si fëmijë. Me Cagliarin që siguroi ngjitjen dhe Veronën që mundi Spezian, kompletohet edhe numri i skuadrave italiane që do jenë pjesë e Serie A në sezonin e ri.
20 skuadrat e Serie A për sezonin e ri: Atalanta, Bologna, Cagliari, Empoli, Fiorentina, Frosinone, Genoa, Inter, Juventus, Lazio, Leçe, Milan, Monza, Napoli, Roma, Salernitana, Sassuolo, Torino, Udinese, Verona.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Theo në qendër të kritikave, agjenti: Qëndron te Milani, flasim për rinovimin
16 Dhjetor 2024, 20:00
-
Pësoi kolaps në fushë, Edoardo Bove reagon për herë të parë: Futbolli është më shumë se një lojë
16 Dhjetor 2024, 16:31
-
GOLAT/ Milani s'feston në 125 vjetorin e klubit, Genoa e ndal 0-0! Leçe fiton 2-1 me perlën e M. Berishës, Roma e bën dramë në Como
15 Dhjetor 2024, 22:43
-
GOLAT/ Sherri nga minuta e parë, Gjimshiti luan një pjesë loje! Atalanta thyen 0-1 Cagliarin dhe prin Serie A, Napoli përmbys Udineses! Juventusi barazon 2-2 në shtëpi
14 Dhjetor 2024, 17:34
-
'Krisje' te Milani, Fonseca vendos në pikëpyetje lojtarët e tij: Jam i lodhur, do marr futbollistë nga të rinjtë
12 Dhjetor 2024, 15:57
-
Konfirmohet hapi i madh për Ardian Ismajlin, agjenti: Me Napolin jemi në kontakt prej një viti
12 Dhjetor 2024, 13:12
-
Juventusi kërkon të kthejë Osimhen në Serie A, konkurrencë nga PSG e United
11 Dhjetor 2024, 16:07
-
Cassano s'ia përton Lukakut: Napoli po luan me dhjetë lojtarë! Conte humbet Kvaratskhelian
11 Dhjetor 2024, 14:33
-
Antonio Conte e dëshiron Ardian Ismajlin në janar, Empoli bën lëvizjen e papritur
10 Dhjetor 2024, 14:36
-
Përfundon operacioni, Bove vendos defibrilator të përkohshëm në zemër! Muajt që vijnë vendimtare për karrierën
10 Dhjetor 2024, 11:08
-
GOLAT/ Monza në zonën e ftohtë, Udinese rigjen fitoren pas pesë ndeshjeve
10 Dhjetor 2024, 10:04
-
GOLAT/ Lazio tërbon Napolin, e mposht 0-1 dhe 'i jep' Atalantës kreun e Serie A! Alen Sherri mes shtyllave, Ismajli shkëlqen në fitoren e Empolit
8 Dhjetor 2024, 22:48
Pse nuk e kompletoni shkrimin? E mori Calerin me 23 dhjetor 2022 në vendin e 14 të klasifikimit dhe e ngjiti në Serinë A Ndërkohë mosmirënjohësit apo më mirë ata që e prenë në besë,Leicesteri,që ky i shpalli kampionë të Anglisë,ranë në ligën e dytë Respekt për këtë trainer dhe njeri të madh.
Përgjigju