Vijojnë me intensitet të lartë reshjet e dëborës në Dardhë, lëvizja e mjeteve vetëm me goma dimërore  - Shqiptarja.com

Vijojnë me intensitet të lartë reshjet e dëborës në Dardhë, lëvizja e mjeteve vetëm me goma dimërore 

Reshjet e dëborës po vazhdojnë me intensitet të lartë në zonën juglindore. Në fshatin turistik të Dardhës, trashësia e dëborës ka arritur nga 10 deri në 15 cm, dhe lëvizja e automjeteve është e mundur vetëm me goma dimërore.

Ndërkohë, në akset kombëtare Korçë-Ersekë dhe Korçë-Kapshticë, dëbora ka arritur një trashësi prej 10 cm, ndërsa në Voskopojë kjo shifër shkon deri në 15 cm.

Pavarësisht se deri tani nuk janë raportuar pengesa në qarkullim, drejtuesit e mjeteve këshillohen të jenë të kujdesshëm. Reshjet pritet të vazhdojnë përgjatë gjithë natës në rajonin juglindor.


Lajmi kryesor:

VIDEOLAJM/ Nis dhe në qytet, pamje spektakolare nga flokët e dëborës në Korçë


S.B/S.Ç/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit