Kandidati i opozitës, Gergely Karacsony, fitoi të dielën zgjedhjet lokale, duke mposhtur partinë në pushtet dhe duke dërguar një mesazh të fortë për qeverinë nacionaliste-populiste të kryeministrit Viktor Orban.
Partitë e opozitës fituan kryeqytetin Budapest dhe gjithashtu qytete të tjera.
Karacsony e quajti fitoren e tij “një shembull mbi demokracinë” pasi Istvan Tarlos i mbështetur nga Fidesz pranoi humbjen, njoftojnë mediat.
Me shumicën e votave të numëruara, Karacsony, 44 vjeçar, kishte mbështetjen e më shumë se 50 përqind të votuesve në kryeqytet, krahasuar me pak më shumë se 44 përqind për Tarlos, kryetarin e Budapestit që nga viti 2010.
Rezultatet paraprake treguan se Fidesz dominoi në zonat rurale, ku partia e Orban e njohur si “demokracia joliberale” gëzon ende popullaritet.
Është hera e parë që Fidesz ka humbur zgjedhjet që prej ardhjes në pushtet, nëntë vjet më parë, megjithëse kontrolli i partisë në pushtet mbetet i fortë me një super mazhorancë në parlament.
Opozita përfitoi nga një mbështetje në minutat e fundit për Karacsonyn, në Budapestin relativisht liberal dhe nga publikimi i një skandali seksual që preku kryetarin e një komune në perëndim të Hungarisë nga partia Fidesz.
Disa komentues e kanë krahasuar fitoren e Karacsony në Budapest me fitoren e garës për kryetar të Stambollit këtë verë, kur triumfi i koalicionit opozitar i dha një goditje pushtetit autoritar të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Erdogan takon Orban: Bashkëpunim me BE-në për të rindërtuar Sirinë
12 Dhjetor 2024, 19:56
-
Hungaria mbyll mandatin 6-mujor të Presidencës së Bashkimit Europian, Veliaj: BE po rritet më e fortë
12 Dhjetor 2024, 16:06
-
Shqipëria, ndër vendet më obeze të Europës, më elegantët italianët
12 Dhjetor 2024, 10:56
-
Një epokë e re e bashkëpunimit hungarezo-amerikan, grupi 4iG pjesë e bisedimeve me Trump dhe Musk
10 Dhjetor 2024, 17:49
-
Synon anëtarësimin në BE, Serbia dështon në hapjen e kapitujve
25 Nëntor 2024, 16:45
-
Synon anëtarësimin në BE, Serbia dështon në hapjen e kapitujve
25 Nëntor 2024, 16:43
-
Ministri hungarez i Shtetit: Shqipëria hapa konkretë drejt integrimit në BE
23 Nëntor 2024, 15:15
-
Kryeministri i Hungarisë zotohet të shpërfillë urdhër arrestin ndërkombëtar për homologun izraelit, Orban: Do e ftoj Netanyahun, por s’do e zbatoj vendimin e gjykatës
22 Nëntor 2024, 11:41
-
Orban: BE të rishqyrtojë sanksionet ndaj Rusisë në mënyrë që të ulen çmimet e energjisë
15 Nëntor 2024, 11:13
-
Vuçiç takohet me Orbanin në Budapest: Miq të sinqertë
14 Nëntor 2024, 15:27
-
Orban si Trump: Ta bëjmë Evropën sërish të madhe
8 Nëntor 2024, 22:06
-
Marrëveshja e emigrantëve Itali-Shqipëri, Meloni: BE interesim të jashtëzakonshëm për paktin me Ramën! Mora solidaritet nga partnerët në Bruksel
8 Nëntor 2024, 18:26