Vinin nga Greqia, AKU bllokon në doganë mjaltë dhe impute bujqësore
Trupat inspektuese të DRAKU, Korçë në bashkëpunim me doganën e Kapshticës kanë bllokuar 141 kg impute bujqësore të padeklaruara si dhe 72 kg mjaltë, produkt pa etiketë dhe asnjë dokumentacion certifikues.
Mjalti i gjetur në një automjet në doganën e Kapshticës
Në kuadër të forcimit të masave për sigurinë ushqimore, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka në fokus të veçantë kontrollin e mjeteve të vogla si burim kryesor i futjes së pesticideve si dhe produktet ushqimore të pa kontrolluara në vend.
Trupat inspektuese të DRAKU, Korçë në bashkëpunim me doganën e Kapshticës kanë konstatuar një shtetas që kishte në automjetin e tij një sasi të konsiderueshme prej afro 141 kg impute bujqësore të padeklaruara dhe jo të lejueshme për tregtim. Imputet bujqësore ishin të paregjistruara në listën e preparateve për mbrojtjen e bimëve, miratuar nga MBZHR si dhe në mungesë të plotë të dokumentacionit që bie në kundërshtim me ligjin për mbrojtjen e bimëve.
(Impute bujqësore të ardhura nga Greqia)
Po ashtu, inspektorët e AKU-së në bashkëpunim me autoritetet doganore kanë bllokuar edhe një tjetër automjet privat në të cilin u gjetën 72 kg mjaltë, produkt pa etiketë dhe asnjë dokumentacion certifikues të cilësisë dhe sigurisë, apo fiskal, shkelje të parashikuara në ligjin për ushqimin.
Konkretisht, nga kontrolli fizik i produktit, rezultoi se shtetasi grek, Argiropulos Thoma me automjetin e tij tip “BMW” tentoi të fuste në vendin tonë 72 kavanoza me mjaltë pa nr. loti, datë prodhimi dhe datë skadimi.
(Mjaltë i ardhur nga Greqia)
Menjëherë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u bë bllokimi i të dy ngarkesave duke u bazuar në legjislacionin në fuqi, ndërsa po ndiqen procedurat doganore për kthimin në origjinë të produkteve të lart përmendura.
AKU do të intensifikojë kontrollet për të mbrojtur e garantuar sigurinë ushqimore edhe ndaj produkteve që futen kontrabandë me automjete private në sasi të dukshme për tregtim.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në [email protected] si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam”, pasi siguria ushqimore është një sfidë e përbashkët.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kroacia kthen mbrapsht 3 ngarkesa me mandarina, me nivele të larta pesticidesh! Ministria e Bujqësisë: U Nisën nga Berati e Fieri, gjobit grumbulluesin
18 Dhjetor 2024, 21:12
-
Festat e fundvitit/ AKU shton kontrollet në Shkodër, 22 gjoba me vlerë 1.8 milionë lekë
15 Dhjetor 2024, 10:06
-
Shkodër-Mali i Zi, sekuestrohen mbi 2 mln euro cash brenda katër ditëve, dyshohet se vijnë nga aktivitetet e paligjshme! 3 persona në pranga (RASTET)
21 Nëntor 2024, 15:17
-
Tentoi të nxirrte rreth 30 mijë euro nga Kapshtica, nën hetim 50-vjeçari turk! Paratë iu gjetën të fshehura në çantë në kabinën e kamionit
21 Nëntor 2024, 09:51
-
I gjetën 56 kg kanabis në kamion, policia arreston babë e bir në Kapshticë! Po e transportonin drejt Turqisë (EMRAT)
19 Nëntor 2024, 09:41
-
Parandalon plakjen dhe lufton bakteret, vlerat e jashtëzakonshme të mjaltit të gështenjës
8 Nëntor 2024, 10:31
-
Po shkonin në Selanik për të ndjekur live takimin e Ramës me diasporën, gazetarët shqiptarë bllokohen për 3 orë në Kapshticë nga pala greke
2 Nëntor 2024, 19:57
-
Korçë/ Mallra kontrabandë në bagazhin e autobusit, arrestohet turku në Kapshticë
16 Tetor 2024, 14:45
-
Kapshticë/ Kishte fshehur në kabinën e kamionit 30 mijë euro për ti trafikuar drejt Shqipërisë, procedohet 38-vjeçari
26 Shtator 2024, 08:53
-
Vlorë/ Sezoni i ri shkollor, AKU nis kontrollet në subjektet tregtare afër shkollave, Hyseni: Qëllim, garantimi i sigurisë ushqimore dhe fëmijëve
10 Shtator 2024, 09:47
-
Gazetari ‘influencer’ ngriti alarmin për prodhime bujqësore me helm, Braçe: Dy kompanitë që tregtuan 'lodrat kineze' u zhdukën! Morët ca para për të dëmtuar bujqit
29 Gusht 2024, 19:55
-
Po kontrabandonte 50 pako me ilaçe nga Greqia, pranga në Kapshticë 36-vjeçarit. U gjetën të fshehura në pjesën frigoriferike të autobusit
26 Gusht 2024, 13:31