Pas denoncimit për vjedhjen e vulës së Fermanit të Manastirit të Kamenës, në rrethana të mistershme nga zyrat e Arkivës së Shtetit, në Tiranë, e cila është mbi 400-vjeçare, mësohet se Prokuroria ka nisur hetimet ku janë pyetur 15 shtetas, të cilët dyshohet se mund të kenë lidhje me veprën penale. Ata janë marrë në pyetje nga prokuroria në lidhje me ‘zhdukjen’ në rrethana të mistershme të singjilit që i përket shekullit të shekullit të XVII.
Është bërë vendimi i ekspertimit dhe së bashku me një patrullë policie dhe një pjesëtar të stafit të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, fermani i Manastirit të Kamenës është dërguar pranë Laboratorit të Drejtorisë së Policisë Shkencore, ku dhe është bërë ekspertimi për të përcaktuar nëse penjtë që mbanin vulën janë prerë me mjet mprehës apo janë këputur si pasojë e kohezionit.
Aktualisht sipas drejtorit të këtij institucioni Ardit Bido për Report Tv pritet akti i ekspertimit dhe Fermani është kthyer pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave pasi i është nënshtruar analizimit në laboratorin E Drejtorisë së Policisë Shkencore.
Po rrethanat flasin për një vjedhje të organizuar, pasi një ditë para se të zhdukej objekti, kamerat ishin fikur. Duke qenë se kamera e brendshme në godinë ka rezultuar e fikur, pritet të bëhet edhe ekspertimi mbi serverin e kamerave, për të përcaktuar mënyrën sesi është fikur serveri, por edhe detaje të tjera që mund të jenë me shumë vlerë për hetimin. Sipas Arkivës së Shtetit theksohet se kemi të bëjmë me një vulë fizike plumbi e viti 1640 që ndodhej bashkëlidhur me një dokument në pergamenë, për të cilin theksohet se është i paprekur.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
“Era dhe lisi”, filmi i Besim Sahatçiut shfaqet në Tiranë. Prezantimi në kuadër të 80-vjetorit të çlirimit të vendit
27 Nëntor 2024, 13:15
-
Dita e Alfabetit/ Arkivat ekspozojnë 'Dorëshkrimet e Kadaresë' në Shkup
22 Nëntor 2024, 14:52
-
Pesë botime të reja studimore nga Drejtoria e Arkivave! Prezantohet edhe publikimi i revistës 'Arkivat Shqiptare'
19 Nëntor 2024, 14:54
-
Zgjedhjet në SHBA/ Babaramo në Report Tv: Demokratët pësuan humbje edhe në bastione! Bido: Trump, president atipik, ishte fytyra kryesore e garës
6 Nëntor 2024, 17:25
-
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave sjell arkivin audiovizual online! Rreth 8 mijë kaseta për Enver Hoxhën të aksesueshme falas
1 Nëntor 2024, 20:47
-
Qasja në dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit! OSBE: Të jetë e përgjegjshme dhe transparente! Sula: Thesar për të kuptuar 50 vitet e diktaturës
25 Tetor 2024, 18:49
-
Zgjedhjet e 4 gushtit! Ardit Bido në Report Tv: Në Himarë Tavo ka marrë zero vota nga grekët! Mesazhi ishte votë proteste kundër Vorio- Epirit
5 Gusht 2024, 19:27
-
E vërteta e 6 mijë votuesve në Himarë me karta të skaduara, nuk erdhën as në zgjedhjet e 14 Majit! Bido: Shërbimet i marrin në Greqi, s’u intereson ID shqiptare
5 Gusht 2024, 12:23
-
Bënë fushatë në Himarë me fotografinë e Spiromilos, Ardit Bido sfidon Nokën, Blushin e Boçin: A shihemi fundjavën tjetër djema?
4 Gusht 2024, 11:11
-
Ardit Bido: Dy fjalë për ministrin e ri të Mbrojtjes, Pirro Vengun
28 Korrik 2024, 20:00
-
Bido denoncon: Gjikuria 'fushatë' në 2 të mëngjesit në Kuç, Gjekmarkaj fushatë me foton e Spiromilos që dogji Borshin
28 Korrik 2024, 12:15
-
Ardit Bido: Nacionalizmi politik, Himara mbi 85% shqiptare e Tavo vs Gjikuria
11 Korrik 2024, 15:06
Imagjino çfarë këllirash ka në stafin e Arkivës, hajdutë të rëndomtë. Peshku ama qelbet nga koka thotë populli.
Përgjigju