TIRANË- Adnan Xholi është kandidati i parë që ka shprehur dëshirën për të marrë drejtimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Xholi ka një karrierë mbi 20 vjeçare në prokurori. Qysh prej vitit 2013 ai punon në Prokurorinë e Përgjithshme dhe është konfirmuar nga vettingu vitin e kaluar. Adnan Xholi ka qenë edhe kandidat për të marrë drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), mirëpo nuk i rezultoi fitues.
Afati maksimal për dorëzimin e kandidaturave është 2 nëntor 2022 ora 00.00 Arben Kraja përfundon mandatin në datën 19 dhjetor. Më 19 dhjetor merr detyrën drejtuesi i ri dhe Kraja mbetet prokuror i SPAK, pasi si prokuror mandati është 9 vite ndërsa si drejtues zgjidhet çdo 3 vite. Drejtuesi i SPAK nuk ka të drejtë rizgjedhjeje, gëzon vetëm 1 mandat.
Kush është Adnan Xholi?
Xholi është ndër të paktët prokurorë shqiptarë të nderuar me certifikatë mirënjohjeje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ka mbajtur më parë detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Gjyqësore në Prokurorinë e Përgjithshme, ka ushtruar prej më shumë se 5 vitesh funksionin e Drejtorit të Kontrollit të Hetimit në institucionin qendror të akuzës.
Më herët, prokurori Adnan Xholi ka mbajtur poste drejtuese në prokurori lokale, dhe për shumë vite ka qenë prokuror pranë ish-Prokurorisë për Krime të Rënda.
Në krye të Drejtorisë së Hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme, tre muaj pasi kishte marrë këtë detyrë, bashkë me disa oficerë gjyqësorë të Policisë së Shtetit ai punoi me autoritetet amerikane për zgjidhjen e një çështjeje të trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, ku ishte i përfshirë një shtetas shqiptaro-amerikan.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SPAK 5 vjeç, Altin Dumani: Misioni vazhdon! (Fjala e plotë)
19 Dhjetor 2024, 15:32
-
Dosja 'Metamorfoza'/ Kërkesa e biznesmenit Pëllumb Gjoka për pavlefshmëri të përgjimeve nga Sky ECC, Kushtetuesja tërhiqet për vendim
19 Dhjetor 2024, 15:05
-
5 vite SPAK, SHBA: Pavarësia, vendimtare! Zgjasni mandatin për prokurorët! Dumani: Jemi kërcënuar ne dhe familjarët, s’ka të paprekshëm
19 Dhjetor 2024, 07:22
-
Mero Baze: SPAK dhe si një radiografi e demokracisë në PD
18 Dhjetor 2024, 22:31
-
Nesër 5-vjetori i SPAK/ Zv.ndihmës sekretar i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Kasanof vjen në Tiranë
18 Dhjetor 2024, 19:39
-
Në kërkim për 'Masakrën e Bradasheshit’ më 2018 me 3 të vrarë, GJKKO pezullon me 1 vit gjyqin ndaj Mikael Qosjas! Dyshohet se fshihet në Spanjë
18 Dhjetor 2024, 13:58
-
Policia e Durrësit ekzekuton vendimin për konfiskimin e 4 pasurive të 'Zotit të drogës' Alket Hatija! Dy apartamente, një truall e një garazh, Italia e dënoi me 20 vjet burg për drogë
18 Dhjetor 2024, 12:08
-
‘Toyota Yaris’/ SPAK i komunikon akuzat ish-kryeprokurorit dhe 3 të tjerëve! Pritet që dosja t’i dërgohet GJKKO, korrupsion dhe ndikim i paligjshëm
18 Dhjetor 2024, 11:40
-
Ironia e Spahiut: Trump do i heq dekoratën Dumanit dhe Dvoranit, për t’ja dhënë të dyja Berishës
17 Dhjetor 2024, 19:43
-
Sulmet e Berishës ndaj Dumanit, Idajet Beqiri: Është në pozitë të vështirë! Saliu mund të prish provat pas lirimit nga 'arresti shtëpiak'
17 Dhjetor 2024, 19:26
-
Kreu i SPAK dhe Kryeprokurori Special i Malit të Zi nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi
17 Dhjetor 2024, 18:36
-
'Non-grata e Berishës e pakthyeshme', Ngjela: Shpresa te Trump, e kotë! Kërkon të mbaj përkrahësit e tij! Kur erdhi në '92 shkatërroi vendin me urdhër të Beogradit
17 Dhjetor 2024, 17:31
Po eshte jashte cdo logjike qe kasta politike shqiptare te lejoje qe ne krye te SPAK te vendoset nje prokuror qe te plas ne burg. Kjo nuk ka ndodhur as nuk ka per te ndodhur. Edhe pasardhesi i Krajes ndonje matrapaz ka per t'u vendosur. A nuk e mbani mend se disa prej atyre qe votuan Krajen, u promovuan me poste dhe u shperblyen. Sander Boci alias Beci, u katapultua anetar i Gjykates Kushtetuese. Kurse Alfred Balla u zgjodh kreu i Keshillit te Larte te Prokurorise. Kjo tregoi haptazi qe ata u shperblyen per votat e tyre pasi keta ishin matrapazet qe e rriten vleren e votave te tyre, pedagoget e korruptuar te drejtesise. Njeri prej tyre ka qene edhe i proceduar penalisht per korrupsion pasiv ne vitin 2015. Duhet verifikuar nese e ka deklaruar nd formularin e dekriminalizimit.
PërgjigjuKy tipi e mban mire me te gjithe, mire me Llallen , mire me Inken, mire me Arten , mire me Olsin. Kush ia kerkon direkt ia jep. Tipik dibran e i fshehte si gjethet e nentorit fryn nga vjen era. Me ke ka mundesi dhe oferta qendron e i sherben. Vjedh ku duhet e s duhet. Te shoqen e beri opgj Tr qe e shkreta mezi di te flasi, si e goditur mbas koke.
Përgjigju@Loi E ke pershkruar me se miri. Ka djem dibrane shume te mire dhe me vlera, por ky eshte nga ata njerezit e mefshte dhe te paburreri dhe e ka deshmuar edhe ne marredhenie me koleget, edhe ne marredhenie me miqte.
Po cja kpusni kot. I vetmi me certifikate amerikane. Apo pika qe sju bie. Po ku ka lene prokuror, gjyqtar e polic pa dhene certifikata amerika aman! Ishalla eshte ndonje pa certifikate dhe ben pune. Po nejse. Kamdidatin pe verteti ua sjell Rampallhana ne 2 nentor. Pa frike.
PërgjigjuKy Xholi nuk ka pike burrerie ne marredhenie njerezore, sidomos me koleget. Te shet per hic gje dhe e ka deshmuar. Ne profesion, ky vetem leh, nuk kafshon. Ky konformist eshte kandidati mundeshem per kreun e SPAK pasi me keto "virtyte" qe ka, u vjen per shtat hajduteve Berisha, Meta dhe Rama.