Shefja e Komisionit Europian Von der Leyen tha se hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut , janë me rëndësi të madhe strategjike për BE.
Komentet e Presidentes së zgjedhur të Komisionit Europian, u bënë gjatë një konference për shtyp me gazetarët në Berlin.
"Unë besoj me vendosmëri se është me rëndësi të madhe strategjike për ne që të hapim dyert me Ballkanin Perëndimor sa më shumë të jetë e mundur, - tha von der Leyen.
"Shqipëria dhe Maqedonia Veriore kanë bërë përpjekje të jashtëzakonshme për të arritur pikën që u kemi kërkuar atyre të arrijnë," vazhdoi ajo, ndërsa theksoi se do të kërkojë mjete alternative për të forcuar lidhjet me vendet e Ballkanit.
"Për sa kohë që nuk është e mundur të hapen bisedimet e pranimit ... Unë do të vë tërë energjinë time në zhvillimin e projekteve të përbashkëta që do t'i lidhin gjithnjë e më shumë këto vende me ne përmes bashkëpunimit të ngushtë", tha ajo, duke shtuar: Nëse nuk e bëjmë do të krijohet një boshllëk i madh. Unë nuk dua që kjo të ndodhë.
Me gazetarët foli edhe kancelarja Merkel e cila tha se është "jashtëzakonisht e rëndësishme, për interesat strategjikë europian, që këto dy vende të mos humbasin shpresën në perspektivën e pranimit në BE." Kjo gjithashtu është "shumë e lidhur" me çështjen e migracionit, duke aluduar në faktin se shumë refugjatë kanë hyrë në BE në vitet e kaluara përmes rrugës së Ballkanit Perëndimor.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ministri i Jashtëm Hasani pret homologun nga Polonia: Zgjerimi i BE, prioritet edhe i presidencës polake
19 Dhjetor 2024, 16:07
-
Shqipëria e Kosova nesër mbledhje të përbashkët të dy Kuvendeve, ‘përjashtohen’ Berisha e Basha! Lista e deputetëve pjesëmarrës
19 Dhjetor 2024, 14:16
-
Greqi/ Çmontohet organizata shqiptare e vjedhjes së makinave luksoze! I sillnin me targa false në vendin tonë, drejtuesi shqiptar u plagos (FOTO+VIDEO)
19 Dhjetor 2024, 12:18
-
Samiti/ Rama: Një ditë afrimi i mëtejshëm me Europën, u mbështet fuqimisht plani ynë me KE për mbylljen e negociatave në fund të vitit 2027 (FOTOT)
19 Dhjetor 2024, 09:00
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Publikohet deklarata e përbashkët, ja çfarë u diskutua në Bruksel
18 Dhjetor 2024, 22:53
-
Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?
18 Dhjetor 2024, 20:44
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Costa: Duhet të krijojmë kushtet për zgjerim, por integrimi në bazë të meritës! Von der Leyen: 300 mln euro për reformat
18 Dhjetor 2024, 20:25
-
'Studio Live'/ Qefalia: Shqipëria me hapat e duhur për në BE! Po mendohet shërbimi i detyrueshëm ushtarak! Sidi Hasanaj: Non-gratat përfaqësojnë interesat pro-ruse
18 Dhjetor 2024, 18:16
-
Shqipëria dhe Kosova mbledhje të përbashkët Kuvendi më 20 dhjetor në Prishtinë, axhenda! Nga Rama te Kurti, ja politikanët që do mbajnë fjalime
18 Dhjetor 2024, 17:03
-
Greqia: Mbështetja jonë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është e kushtëzuar, ne jemi rregullatorët e shpejtësisë
18 Dhjetor 2024, 16:17
-
Grupi i trafikut të armëve Shqipëri-Kosovë, zbulohen detajet e operacionit! Ja si i bëri Policia blerjet me agjentë të infiltruar dhe roli i taksistit
18 Dhjetor 2024, 13:09
-
Goditet grupi kriminal në Spanjë, 9 në pranga! Sekuestrohen 25 mln euro kriptovalutë! Anëtari i ‘Çopjave’ u pastronte paratë e drogës
18 Dhjetor 2024, 11:40