Kreu i OSBE-së në Shqipëri, Vincenzo Del Monaco ka kërkuar nga institucionet shqiptare hetim të thelluar për vrasjen e ndodhur në Elbasan. OSBE shprehet se fushata zgjedhore s'mund të njolloset nga gjaku dhe se ky krim i shëmtuar duhet të zbardhet deri në fund.
"Prezenca e OSBE-së në Shqipëri vërejti me shqetësim incidentin e dhunshëm, që çoi në humbjen e jetës në Elbasan. Mendimet tona janë, së pari, për familjen e viktimës. Ne besojmë, fuqimisht, që fushata zgjedhore dhe përgatitjet e zgjedhjeve janë një mundësi demokratike e jashtëzakonshme, e cila nuk mund të njolloset me gjak dhe dhunë. Presim që policia dhe institucionet gjyqësore të Shqipërisë ta hetojnë plotësisht dhe ta ndjekin penalisht këtë krim të shëmtuar", shkruan OSBE.
Për vrasjen në qytetin e Elbasanit, një ditë më parë reaguan edhe ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së , ku u bënë thirrje krerët e partive politike të vetëpërmbahen, të distancohen nga dhuna dhe gjuha e urrejtjes.
Yuri Kim tha se i kërkoi Presidentit Ilir Meta, kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha që të vetëpërmbahen. Ndërsa Luigi Soreca tha se politika duhet të shmangë dhunën, retorikës nxitëse dhe gjuhës së urrejtjes në këtë moment vendimtar të fushatës elektorale.
Ditën e djeshme në Elbasan u vra Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 persona të tjerë, pasi struktura e armatosur në PD, për të cilin selia blu pretendon se është ngritur për të mbrojtur votën, tha se Xhuvani me të tjerë po tentonin të blinin vota. Pjerin Xhuvani u qëllua për vdekje me armë zjarri nga Arbër Paplekaj, shoqëruesi i numrit 2 të PD-së, Gazment Bardhi. Pas ngjarjes Paplekaj është larguar duke u vetëdorëzuar më pas në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë dhe pranuar krimin. Në dëshminë e tij Paplekaj tha se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë sipas tij nga persona që po blinin vota.
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aksident në aksin Librazhd-Prrenjas/ Makinat përplasen me njëra-tjetrën, njëra përfundon e kthyer përmbys
18 Dhjetor 2024, 14:31
-
Në kërkim për 'Masakrën e Bradasheshit’ më 2018 me 3 të vrarë, GJKKO pezullon me 1 vit gjyqin ndaj Mikael Qosjas! Dyshohet se fshihet në Spanjë
18 Dhjetor 2024, 13:58
-
‘Veri jug’ në Peqin, qyteti i gjelave të detit, fermeri: Si këta nuk gjen askund në Shqipëri
15 Dhjetor 2024, 15:40
-
Aksident në aksin Tiranë-Elbasan/ Kamioni përplaset me makinën, 2 të plagosur
14 Dhjetor 2024, 16:15
-
Vrasja e Fatjon Bicit në Gramsh, ekzekutohet vendimi, 2 autorët që ishin në arrest shtëpie shkojnë në burg
13 Dhjetor 2024, 12:40
-
Vrasja e Fatjon Bicit në Gramsh, Apeli lë në fuqi vendimin, babai: Më vranë për së dyti! Krimineli është liruar dhe e bën gjumin në shtëpi
12 Dhjetor 2024, 13:55
-
Aksident në aksin Elbasan-Peqin/ Makinat përplasen me njëra tjetrën, dyshohet për dy të plagosur
11 Dhjetor 2024, 15:37
-
Tiranë/ E shpallur në kërkim, arrestohet e reja nga Peruja! Bashkë me amerikano-latinë të tjerë kishin përshtatur ambiente për prostitucion! Reklamonin dhe në faqe online
11 Dhjetor 2024, 11:28
-
Zgjedhjet 2025, ambasadori i OSBE: Thelbësore, liria e zgjedhjes pa frikë! Hetoni presionet dhe shkeljet e fshehtësisë së votës! Celibashi: Partitë të pranojnë problemin
11 Dhjetor 2024, 11:00
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
I mori 1 mijë euro ryshfet të moshuarës për t'i zgjidhur çështjen, GJKKO dënon me 3 vite burg oficeren gjyqësore në Elbasan! Anila Dushës i kthehet në 4 vite shërbim prove
10 Dhjetor 2024, 15:16
-
I kërkuar për 1 ton kanabis në Pejë, arrestohet në Cërrik anëtari i katërt i grupit kriminal! Do ekstradohet në Kosovë (VIDEO)
10 Dhjetor 2024, 10:52