VLORE - Vrasja e 33-vjeçarit Ergys Gjioveshaj më prill të 2017-ës në Ujin e Ftohtë në Vlorë, dhe plagosja e tre të tjerëve, ka përfunduar në dyert e gjykatës së Apelit Vlorë, ku tre autorët e dyshuar kërkojnë pafajësi, ndërsa asnjëri prej tyre nuk ndodhet në qeli. Autori kryesor i dyshuar për vrasjen, i pandehuri Arianit Kondi, prej dy vitesh vijon t'i fshihet drejtësisë, ndërkohë që në gjykatën e Shkallës së parë Vlorë është dënuar me 30 vite burgim, por ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar, duke ulur dënimin përfundimisht në 20 vite heqje lirie. Në fund të gjykimit, nëpërmjet avokatëve Arianit Kondi kërkoi veçimin e dosjes së tij hetimore, pasi nuk pranonte autorësinë e krimit të vrasjes së Ergys Gjioveshaj dhe plagosjen e tre personave të tjerë Florjan Hilaj, Arta Luka dhe Arsonel Llanaj, ngjarje e nodhur më 20 prill në një lokal në prani edhe të një këngëtareje të muzikës live.
Të pandehur në këtë çështje si autorë të dyshuar janë dhe Ergest Sina e Eljaso Çela, të arrestuar deh deklaruar fajtor dhe dënuar me nga 2 vite burgim për armëmbajtje pa leje dhe moskallëzim krimi, por asnjëeri prej tyre nuk ndodhet në qeliKërkesa e tij është refuzuar nga trupi gjykues, i cili ka vendosur ta deklarojë fajtor dhe dënojë me 20 vite burgim Arianit Kondin, për akuzën e “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje, prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioni”.
Pritet që në datën 6 nëntor 2019, gjykata e Apelit të marrë në shqyrtim këtë çështje, ku do të vendosë të dënojë ose jo autorin e vrasjes së Ergys Gjioveshajt në Vlorë. Arianit Kondi, vijon të jetë në kërkim kombëtar nga policia.
Sipas akuzës Ergys Gjioveshaj humbi jetën, pasi në drejtim të tij u qëllua 18 herë nga Aranit Kondi, por 6 plumba i morën jetën. Nga kontrolli i kufomës, në xhepin e brendshëm të xhupit është gjetur një armë zjarri pistoletë e markës “MAGNIUM” me 5 copë fishekë, të cilën viktima nuk e ka përdorur në këtë ngjarje.
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vlorë/ Atentat ndaj kushëririt të Inez Hajrullës, 30 vjeçari rëndë në spital! Plagoset dhe një kalimtar, tregtar fruta perimesh! Autorët djegin makinën në Panaja (VIDEO + EMRAT)
18 Dhjetor 2024, 21:50
-
Kroacia kthen mbrapsht 3 ngarkesa me mandarina, me nivele të larta pesticidesh! Ministria e Bujqësisë: U Nisën nga Berati e Fieri, gjobit grumbulluesin
18 Dhjetor 2024, 21:12
-
Bashkia e Vlorës zhvendos tregun e gjësë së gjallë, tregtarët bëjnë rezistencë: S’vjen njeri të blejë kaposhë në Nartë se është larg
18 Dhjetor 2024, 17:08
-
Shpërndanin drogë në Sarandë e Delvinë, “Arrest në burg” për 12 persona
18 Dhjetor 2024, 17:02
-
I dënuar me 21 vite burg në Itali për trafik droge, konfiskohen dy resorte në Sarandë të Emiljan Burbës! Vlera rreth 3 mln euro (VENDIMI)
18 Dhjetor 2024, 10:04
-
U plagos gjatë përleshjes ku u vra Martin Cani, FSHF i ofron fizioterapi dhe trajtim të specializuar 14-vjeçarit: Do mbulohen të gjitha shpenzimet!
18 Dhjetor 2024, 09:57
-
Lufta/ Vrasja e gjeneralit të armëve bërthamore Kirillov, arrestohet 29-vjeçari uzbek, i dyshuar edhe një person i dytë! Moska: I rekrutuar nga Kievi!
18 Dhjetor 2024, 08:18
-
Arrestohet hajduti i biçikletave në Vlorë, momenti kur kryen një nga grabitjet
17 Dhjetor 2024, 12:00
-
I vuri tritol lokalit ‘The Boss’ në Lungomare, Gjykata e Vlorës lë në burg 28-vjeçarin! Selamaj zgjedh heshtjen (VENDIMI)
16 Dhjetor 2024, 15:38
-
Vlorë/ Rekrutonin shtetas të huaj për aktivitet kriminal, Gjykata lë në qeli ukrainasin dhe bjellorusin, liron 2 të tjerët për mungesë provash (EMRAT+VENDIMI)
16 Dhjetor 2024, 15:20
-
Vlorë/ Shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave, Prokuroria kërkon arrest me burg për autorët
16 Dhjetor 2024, 12:55
-
Policia operacion kundër shpërndarësve të drogës në Vlorë, Sarandë e Delvinë, 12 të arrestuar, 1 në kërkim
16 Dhjetor 2024, 10:57
Te jet e faktuar ngjarja Kush e ka vrare dhe te kerkosh pafajesi si pa asnje gje te keqe vetem ne shqiperi degjohen keto cudira. Ca Ben leku thuaj. Sa per dijeni ne angli fshihet ky ropderi qe ka bere vrasjen
Përgjigju