Vrasja në grabitje e aktorit amerikan të 'General Hospital' në SHBA, të paktën 4 të arrestuar
Johnny Actor dhe momenti i vrasjes në grabitje
SHBA- Jo vetëm vdekja në rrethana të supozuara të një vrasjeje aksidentale për aktorin e njohur të serialit “Friends”, Matthew Perry është shoqëruar me arrestime (5 persona deri tani).
Policia e Los Anxhelosit njoftoi (15 Gusht) se ka arrestuar të paktën 4 të dyshuar për të shtënat që vranë aktorin tjetër amerikan, Johnny Wactor.
Katër të arrestuarit janë të moshës nga 18 deri në 22 vjeç. Tre prej tyre janë akuzuar për vrasje, ndërsa i katërti dyshohet se ka qenë bashkëpunëtor i bandës së kriminelëve.
Wactor u vra më 25 maj të vitit të kaluar, në një tentativë grabitjeje të dyshuar. Sipas dinamikës së krimit dhe hetimeve policore, ai vuri re se i kishin vjedhur makinën teksa ishte në një lokal me një shok dhe kur arriti atje, te vendi i parkimit, u godit nga një plumb në gjoks.
Aktori i njohur, me origjinë nga Karolina e Jugut, luajti Brando Corbin, në telenovelën e kanalit televiziv ABC, 'General Hospital', nga viti 2020, deri në 2022. Ai njihet edhe për role të tjera në botën e kinemasë dhe televizionit.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEOLAJM/ Karvani meksikan i emigrantëve vijon rrugëtimin drejt SHBA
19 Dhjetor 2024, 15:58
-
Guvernatori i Kalifornisë shpall gjendjen e jashtëzakonshme për gripin e shpendëve
19 Dhjetor 2024, 15:18
-
Trump rrëzon buxhetin e përkohshëm të SHBA
19 Dhjetor 2024, 15:12
-
Putin i drejtohet kombit: Gati për një ‘duel’ raketor me SHBA-në
19 Dhjetor 2024, 13:20
-
Trump 'provokon' përsëri dhe trazon rrjetin: Kanadaja të bëhet shteti i 51-të i SHBA-ve!
19 Dhjetor 2024, 08:39
-
5 vite SPAK, SHBA: Pavarësia, vendimtare! Zgjasni mandatin për prokurorët! Dumani: Jemi kërcënuar ne dhe familjarët, s’ka të paprekshëm
19 Dhjetor 2024, 07:22
-
Mero Baze: SPAK dhe si një radiografi e demokracisë në PD
18 Dhjetor 2024, 22:31
-
Sondazhi: Musk dhe Trump vlerësohen afërsisht njësoj nga amerikanët
18 Dhjetor 2024, 21:00
-
SHBA i kërkon Europës t'i japë fund varësisë energjetike nga Rusia
18 Dhjetor 2024, 19:41
-
Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet
18 Dhjetor 2024, 18:58
-
SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun
18 Dhjetor 2024, 17:29
-
Zelensky: Nuk kemi forca për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin! Rusia: Të hapur ndaj propozimeve nga i dërguari i Trump
18 Dhjetor 2024, 17:12