Gjykata e Korçës ka lënë në burg pa afat 18-vjeçarin Devis Hoti, që akuzohet për vrasjen e Flamur Duçit mëngjesin e së enjtes në fshatin Mborje. Report Tv siguron pamjet e Hotit para gjykatës, ku është shfaqur kokulur dhe i heshtur, ndërsa nuk ka folur para trupit gjykues përveç gjeneraliteteve të tij.
Njollat e gjakut dhe fija e flokut, janë dy nga provat kryesore që kanë gozhduar të riun duke bindur prokurorinë se është ai personi që vrau pronarin e dyqanit. Sipas prokurorisë Duçi është përleshur me Hotin dhe e qëlloi tetë herë me thikën e djathit, por për organin e akuzës mbetet e paqartë tentativa që ka bërë 45-vjeçari për të hequr bluzën.
Përleshja nisi në lokal dhe përfundoi jashtë tij, pasi pronari i dyqanit bëri rezistencë ku u konstatuan njolla të shumta gjaku. Nga përleshja mes autorit dhe viktimës, në duart e këtij të fundit janë gjetur fije floku që dyshohet ti përkasin 18 vjeçarit, e ndërsa pritet që të bëhet edhe krahasimi i profilit gjenetik të tij.
Duçi, po sipas prokurorisë kishte djegie të shumta në krah dhe në trup, ndërsa 18-vjeçari ka fshehur thikën me të cilën kreu vrasjen. Edhe Hoti nga përleshja ka dëmtime në formë gërvishtje në dorën e djathtë, fytyrë, qafë, këmbë dhe në gishta. Avokati kërkoi një masë më të lehtë për 18-vjeçarin, si në arrest shtëpi, por gjykata nuk e pranoi duke e lënë në burg pa afat.
Flamur Duci 45 vjeç ishte divocuar dhe baba i dy vajzave. Ai u gjet pranë lokalit të tij ditën e enjte i pajetë. 18-vjeçari Devis Hoti u arrestua pas ngjarjes si autori i vrasjes, por mohoi akuzat. Adoleshenti ka qenë një person i njohur për policinë e Korçës pasi ka qenë dhe më parë i dënuar për plagosje të rëndë me dashje. Gjatë tre ditëve hetime ende nuk është zbardhur motivi i këtij krimi, por ka dyshime të forta se ka ndodhur për një tentativë grabitje.
“Shqiptarja.com” hodhi dritë mbi këtë vrasje horror, ku autori i këtij krimi, “bie vetë” me këmbët e tij në burg, pasi u zbulua se kishte shenja dhune në trup, gërvishtje e hematoma. Prokuroria ka dëshmi kontradiktore të dy prindërve të 18-vjeçarit dhe të xhaxhait të tij dhe një bisedë të ambientale që rëndojnë akoma më shumë pozitën e të riut. (lexo ketu lajmin e plote).
Autori i dyshuar i vrasjes Devis Hoti
Ktheni denimin me vdekje. Kush merr jete nuk meriton te mbahet me buket nga taksat tona neper burgje
PërgjigjuKalbeni në burg ktë rac të keqe e vërni tani të kapi sapunin nga mëngjesi deri në dark deri sa ti djegi rondelja ti mari flak.
Përgjigju@Plehu pse e paske provuar shijen ti e dike, i dike edhe hematomat qe shkaktohen, kush e di sa ke hequr, por ti s'paske pas nevojë fare për sapun se e paske bërë me qejf këtë punë, jo vetëm në burg por në ç'do vend i ke kënaqur çunat duke kapur sapunin dhe duke kapur fshesën por ti i kapje vet se i kishe profesion.