Vrau gruan në Amerikë 18 vite më parë ku do të ekstradohej, kosovari gjendet i varur në banjon e burgut
Afërdita dhe Binak Gjergjaj
KOSOVË- Binak Gjergjaj është gjetur i vdekur në Qendrën e Paraburgimit në Pejë, pasi vuante dënimin për vrasjen e gruas së tij, Afërdita Gjergjaj në vitin 2001 në Amerikë.
Lajmi është konfirmuar për mediat në Kosovë nga zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi i cili ka thënë se personi dyshohet se është varur dhe ka pasur kërkesë për ekstradim nga SHBA, pasi vrau ish-gruan në Michigan.
“Në qendrën e paraburgimit në Pejë, një i paraburgosur dyshohet se është vetvarur. Viktima ka qenë nën masën e paraburgimit, lidhur me kërkesën për ekstradim në SHBA”, ka thënë ai. Mësohet se Policia e Kosovës po e cilëson rastin si vdekje të dyshimtë dhe është raportuar sot pas orës 07:00 të mëngjesit, pasi ai u gjet i varur në banjon e dhomws ku ishin edhe tre të burgosur te tjerë.
Aferdita Gjergjaj, ish-bashkëshortja e Binak Gjergjajt, u zhduk më 26 shkurt të 2001, pasi ishte takuar me Binak Gjergjajn në Auburn Hills të Michiganit për të diskutuar një çështje të kujdestarisë që përfshinte fëmijët e çiftit. Makina e Gjergjajt ishte gjetur në natën e 27 Shkurtit 2001 në parkingun e kinemasë së Auburn Hills dhe telefoni i saj, çanta dhe disa fatura ishin në makinë. Ajo ishte divorcuar dy vite para se të ndërronte jetë.
Autoritetet amerikane deklaruan se Afërdita ishte vrarë nga ish-bashkëshorti i saj Binak Gjergjaj i cili është i dyshuari kryesor në vdekjen e saj. Afërdita është shpallur e vdekur, por trupi i saj nuk është gjetur dhe çështja e saj mbetet ende e pazgjidhur edhe në ditët e sotme.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ambasada e SHBA tha se nuk do punonte me persona 'non grata'/ Berisha: E shkroi Yuri Kim! Pëllumbesha Spirogjoka trembet nga 5 milionshi
19 Dhjetor 2024, 13:05
-
Mandarinat me pesticide, Kosova merr masat e para! Kontrolle në kufi dhe testim për çdo ngarkesë
19 Dhjetor 2024, 11:25
-
Vjosa Osmani e zemëruar me BE pas samitit të Ballkanit Perëndimor
19 Dhjetor 2024, 11:17
-
Dialogu/ Petkoviç: Komisioni i Përbashkët për personat e zhdukur nis punën në janar, Kosova s'do që të hapë arkivat e UÇK
19 Dhjetor 2024, 09:56
-
Organizata civile: Peticion për ndryshimin e emrit të Kosovës në Dardani
19 Dhjetor 2024, 09:45
-
Deputetja në Kosovë: Në veri mund të ketë sërish provokime nga Serbia
18 Dhjetor 2024, 17:06
-
Shqipëria dhe Kosova mbledhje të përbashkët Kuvendi më 20 dhjetor në Prishtinë, axhenda! Nga Rama te Kurti, ja politikanët që do mbajnë fjalime
18 Dhjetor 2024, 17:03
-
Haxhi Shala dhe Sabit Jonuzi pranojnë fajësinë para gjykatës në Hagë
18 Dhjetor 2024, 15:58
-
Kosova bëhet me Muze të Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri
18 Dhjetor 2024, 13:36
-
Kryetari i Kuvendit të Kosovës bëhet baba për herë të tretë, zbulon emrin e veçantë të vajzës
18 Dhjetor 2024, 13:34
-
Zgjedhjet në Kosovë/ Emigrantët do të votojë në ambasada dhe në konsullata
18 Dhjetor 2024, 13:30
-
Grupi i trafikut të armëve Shqipëri-Kosovë, zbulohen detajet e operacionit! Ja si i bëri Policia blerjet me agjentë të infiltruar dhe roli i taksistit
18 Dhjetor 2024, 13:09