Pas nënvariantit të Omicrom, që qarkulloi në korrik, një variant i ri i koronavirusit me një numër të lartë mutacionesh është zbuluar në Britaninë e Madhe. “Mutacioni BA.2.86 u identifikua dje në Britaninë e Madhe tek një individ që nuk kishte histori udhëtimi së fundmi”, tha Agjencia Britanike e Sigurisë Shëndetësore.
“Kjo do të thotë se tashmë mund të ketë transmetime të mutacionit midis britanikëve”, shtoi agjencia. BA.2.86 u zbulua për herë të parë në Danimarkë më 24 korrik, dhe më 31 korrik, në të njëjtën ditë kur u zbulua në Izrael.
Një rast i BA.2.86 u zbulua gjithashtu në SHBA, në fillim të këtij muaji. Varianti thuhet se është gnomikisht i largët nga paraardhësi i tij i mundshëm, varianti BA.2, i mbiquajtur “stealth Omicron”.
Ky variant mori këtë pseudonim nga fakti se është më i transmetueshëm se lloji origjinal Omicron, i cili e kishte origjinën në Afrikën Jugore dhe u zbulua për herë të parë në BM në fund të 2021.
Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Britaninë e Madhe tha se ka të dhëna të pamjaftueshme për të vlerësuar ashpërsinë relative të llojit të ri, ose sa ka gjasa që të shmanget mbrojtja e ofruar nga vaksinat në krahasim me variantet e tjera që qarkullojnë aktualisht.
Agjencia tha se do të vazhdojë të monitorojë nga afër përhapjen e variantit dhe kontrollet për përcaktimin e rreziqeve që ky variant mund të paraqesë
G.MO/E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fiton lotarinë kombëtare, britaniku me pasuri më të madhe se Dua Lipa dhe Adele së bashku
18 Dhjetor 2024, 15:16
-
Britani/ Anulohet linja e parë në botë e autobusëve pa shofer! Shkak mungesa e pasagjerëve
17 Dhjetor 2024, 18:30
-
Belgjikë/ Çmontohet organizata shqiptare e trafikut të kokainës drejt Anglisë! Mbi 30 kontrolle, disa të arrestuar dhe sekuestrime! Transportohej me furgonë mallrash
17 Dhjetor 2024, 14:00
-
Publikohet emri dhe fotoja e spiunit kinez me të cilin dyshohet se ka bashkëpunuar Princi Andrew
16 Dhjetor 2024, 17:20
-
Britania e Madhe: 50 mln paund paketë mbështetje për Sirinë
16 Dhjetor 2024, 09:47
-
Elon Musk planifikon ndërtimin e tunelit që lidh Britaninë me Nju Jorkun për 54 minuta
15 Dhjetor 2024, 22:34
-
Media britanike: Si baronët shqiptarë të drogës po tallen me sistemin e emigracionit në Britaninë e Madhe
15 Dhjetor 2024, 08:30
-
Krimi shokues që ka tronditur Britaninë
13 Dhjetor 2024, 21:55
-
E përditshmja britanike 'Metro': Pushime në Shqipëri, destinacioni 'parajsë' i Mesdheut
13 Dhjetor 2024, 08:03
-
Angli/ U kap me pistoletë në makinë, dënohet me 5 vite burg shqiptari! Qeshi kur e prangosën (FOTO)
12 Dhjetor 2024, 12:52
-
Media franceze 'AD Magazine': Shqipëria mes vendeve të jashtëzakonshme në botë për t’u vizituar në 2025
12 Dhjetor 2024, 07:36
-
Altin Dumani kampion anti-korrupsion nga DASH, Lapardhaja në Report Tv: Mesazh për atë që do vijojë të bëjë politika amerikane! Priten shpallje të tjera 'non grata'
11 Dhjetor 2024, 14:08
Banu gati edhe nje her per Lock down
Përgjigju