Një banesë në Tropojë është zbuluar nga policia pasi një dhomë ishte shndërruar në ambient për kultivimin e kanabisit me anë të llambave. Në kërkim është shpallur pronari i banesës i identifikuar si Shpëtim Selimaj, 43 vjeç, banues në Shoshan.
Ndërsa elektricisti i zonës, i identifikuar si O.B., 59 vjeç është vënë nën hetim për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” pasi në banesë u konstatuan lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në dhomën që kultivohej kanabisi.
Në kuadër të operacionit policor të koduar 'Valbona', forcat blu sekuestruan fidanë të dyshuar narkotikë kanabis, 500 gramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, 34 llamba dhe pajisje të ndryshme elektrike, që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente te mbyllura.
Në momentin e ndërhyrjes, shërbimet e Policisë nuk kanë gjetur njeri në banesë. Në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e pronarit të banesës për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" , "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Vjedhja e energjisë elektrike".
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprime të mëtejshme.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kukës/ Po kontrabandonin nëpërmjet Morinës lëndë piroteknike për tregun shqiptar, arrestohen 2 të rinjtë në kufi (VIDEO)
16 Dhjetor 2024, 14:06
-
Tentoi të kalonte kufirin me kanabis në makinë, arrestohet në Muriqan 35-vjeçari nga Kosova
16 Dhjetor 2024, 13:53
-
Vlorë/ Shpërndanin kanabis në doza, arrestohen 3 persona, shpallet në kërkim një tjetër
15 Dhjetor 2024, 13:50
-
Mbulohet nga ‘velloja e bardhë’ e dëborës, pamjet mbresëlënëse me dron nga Valbona (VIDEO)
15 Dhjetor 2024, 08:55
-
‘Njeri pa njeri, më ndihmoni për strehim!’ Apeli therës i të moshuarit, Ahmet Micaj në Kukës: Rritur jetim pa nënë e baba, s’munda të krijoj familje
14 Dhjetor 2024, 14:48
-
U kap me doza kanabis gati për shitje, arrestohet 18 vjeçari në Fier (EMRI)
14 Dhjetor 2024, 10:48
-
Kryebashkiaku i Tropojës kërkon lirinë, GJKKO merr vendimin për Rexhë Byberin
13 Dhjetor 2024, 13:30
-
Punëtorët e pastrimit në Kukës marrin pagën me 5 mijë lek minus! Kryetari i bashkisë për Report TV: Bëmë llogaritë gabim!
13 Dhjetor 2024, 09:31
-
Dhjetori i festave, Kukësi nën magjinë e dritave shumëngjyrëshe (VIDEO)
12 Dhjetor 2024, 19:02
-
Kukës/ Tentuan të fusnin në Shqipëri 21 mijë franga zvicerane të padeklaruara, nën hetim 2 persona nga Kosova
11 Dhjetor 2024, 12:47
-
PD denoncoi se Rexhë Byberi theu arrestin shtëpiak dhe shkoi në bashki, avokati për Report Tv: Mori leje
11 Dhjetor 2024, 10:42
-
Dibër/ Përshtatën ambientet e lokalit për shitje e përdorim kanabisi, arrestohen në flagrancë 2 persona
11 Dhjetor 2024, 09:50