Koalicioni Meta-Berisha nuk do të ketë anëtarë në gjysmën e KZAZ-ve të vendit sa i takon grupeve të numërimit për zgjedhjet vendore të 14 majit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi ditën e sotme që në përbërje të grupeve të numërimit sipas legjislacionit përkatës, të ketë 2 anëtarë të Partisë Socialiste, 1 të Partisë Demokratike. Ndërsa për anëtarin e katërt, do të ketë një short mes Partisë së Lirisë, Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, ku do të caktohen KZAZ-të në të cilat këto dy parti do të kenë anëtarët e tyre.
Duke bërë kështu që koalicioni Meta-Berisha të mbetet pa asnjë anëtar në grupet e numërimit në gjysmën prej KZAZ-ve të vendit.
Gjatë seancës së mbajtur pati edhe debate mes përfaqësuesve të Partisë së Lirisë dhe të PDIU-së. Përfaqësuesi i PDIU-së, u shpreh se partia që ai përfaqëson është pjesë e opozitës parlamentare dhe jo e qeverisë siç pretendonte kolegu i tij i PL-së.
Ndërsa Celibashi u shpreh se sistemi tashmë është mjaftueshëm i konsoliduar dhe se do të numërohëen edhe votat e atyre partive të cilat nuk kanë as numërues dhe as komisionerë.
“Anëtarët e grupeve të numërimit, janë aty si ekzekutorë të një procesi administrativ. Por mungesa e madhe e besimit ndërmjet palëve politike në këtë vend, i bën ata që të kenë një fokus të shtuar në këtë proces. Gjej rastin për të rikonfirmuar që edhe pse ka atë rëndësi që ka për ju se kush i propozon anëtarët e grupeve të numërimit, mendoj se sistemi është i konsoliduar mjaftueshëm për t’u dhënë garanci edhe atyre që nuk kanë as numërues dhe as komisionerë”-tha Celibashi.
Të nesërmen në orën 12:00 do të hidhet shorti për përcaktimin e KZAZ-ve të vendit ku do të jenë të pranishëm anëtarë të PL-së apo PDIU-së.
B.V/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet parlamentare 2025, ambasadori i OSBE takim me Grupin Ndërkombëtar të Punës! Në fokus vota e diasporës
18 Dhjetor 2024, 15:42
-
Meta: Gjykata Kushtetuese në krizë, narkoshteti po shkatërron sovranitetin e popullit
16 Dhjetor 2024, 20:57
-
Blushi nga Fieri: Rama 'babai' i korrupsionit, Balluku duhet të ishte në burg! Meta u arrestua sepse i denoncoi, SPAK në kontroll të kryeministrit
15 Dhjetor 2024, 19:31
-
PL: Arrestimi i Metës do të çohet në Strasburg! U izolua padrejtësisht për të mos thënë të vërtetat
14 Dhjetor 2024, 15:30
-
Celibashi takohet me VanHorn, e informon për përpjekjet e KQZ para zgjedhjeve parlamentare! E Ngarkuara me Punë shpreh mbështetjen e SHBA për zgjedhje të drejta
13 Dhjetor 2024, 13:37
-
34-vjetori i themelimit të PD, Meta uron Berishën nga burgu: PD më e bashkuar! 2025 do të jetë viti i një ndryshimi historik
12 Dhjetor 2024, 11:16
-
Zgjedhjet 2025, ambasadori i OSBE: Thelbësore, liria e zgjedhjes pa frikë! Hetoni presionet dhe shkeljet e fshehtësisë së votës! Celibashi: Partitë të pranojnë problemin
11 Dhjetor 2024, 11:00
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
Vota e diasporës në zgjedhjet 2025, regjistrimi nga 11 janari -11 mars! Aplikacioni i KQZ drejt përfundimit, ja dokumentet që duhen! Kujdes adresën
9 Dhjetor 2024, 16:52
-
Denoncimi i Partisë së Lirisë në Lezhë: PS shantazh administratës për vota
9 Dhjetor 2024, 14:49
Te shoerndahete antare dhe te caktoje date zgjedhje nga presindeti te votohete nga popullli
Përgjigju