Partizani këmbënguli fort që derbi i së hënës me Tiranën të zhvillohej në kompleksin e tyre pranë zonës së Tufinës, por duke parë që kapaciteti në atë stadium nuk shkon më shumë se 4 mijë atëherë drejtuesit u zbutën pas komunikimit që patën me FSHF-në. Në një intervistë për Report TV, drejtori i të kuqve Olsi Rama tregon të vërtetën e kësaj çështje sipas tij.
“Në aspektin e investimit që presidenti Demi ka bërë sigurisht që shtëpia jonë duhet të jetë stadium ku luhen ndeshjet. Në aspektin e rëndësisë që ka derbi dhe spektaklin që ofron, jo vetëm sportiv, besoj se ‘Air Albania’ është diamant i stadiumeve dhe besoj se ishte arena e duhur për ta zhvilluar këtë ndeshje,”-u shpreh Olsi Rama, drejtor i Partizanit.
Ndërkohë që Partizani kërkon të organizojë ndeshje të kësaj rëndësie në kompleksin e tij vijon ende e pazgjidhur çështja e fushave stërvitore, pasi klubi ende nuk ka marrë leje për shembjen e disa godinave të vjetra ushtarake.
“Problemi i dy fushave stërvitore nuk varet nga ne, por ne jemi gati. Sapo të kryhen procedurat e duhura atëherë ne jemi gati për të filluar punën,”-tha Olsi Rama, drejtor i Partizanit.
Edhe pse fitorja 2-0 në derbi i dha vendin e parë në Superligë Partizanit, ashtu si trajneri edhe drejtori Olsi Rama thotë se skuadra është larg së qenurit aty ku ata pretendojnë.
“Ne do quhet se do vraprojmë kur të jemi shkëputur shumë pikë. Kur vrapon me të tjerët nuk quhet se po vrapon. Kur të jemi në pozita të tjera atëherë do themi se vrapojmë me të vërtetë,”-deklaroi Olsi Rama, drejtor i Partizanit.
Menjëherë pas derbit për Partizanin vjen një tjetër supersfidë pasi të shtunën do përballet me Vllazninë e vendit të katërt me 4 pikë më pak në ‘Loro Boriçi’.
Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fshihet emri Air Albania nga stadiumi në Tiranë, arena e Kombëtares është gati për emrin e ri
17 Dhjetor 2024, 19:39
-
Superliga/ Tirana në pikë të hallit, Dinamo e mposht 2-1 në derbi dhe merr kreun! AF Elbasani ndal 2-2 Partizanin në kryeqytet, Vllaznia fiton kundër Laçit
14 Dhjetor 2024, 21:08
-
Tirana harron të fitojë, barazon 0-0 me Teutën në ‘Air Albania’! Renditja e Superligës dhe agjenda e javës së 18-të
10 Dhjetor 2024, 09:31
-
Partizani humb komandën e Superligës, Bylisi i Nevil Dedes e mposht në Ballsh
9 Dhjetor 2024, 15:43
-
Partizani, Veselinovic: Kujdes nga Bylis, mposhtën Vllazninë
8 Dhjetor 2024, 21:22
-
Renditja/ Partizani dhe Egnatia barazojnë 1-1 mes polemikave, Skënderbeu e Tirana pa gola në Korçë! Superliga mbyll javën e 16-të
6 Dhjetor 2024, 09:31
-
Dënime dhe gjoba, Disiplina me dorë të fortë! E pësojnë Tirana, Partizani dhe Flamurtari
5 Dhjetor 2024, 15:26
-
'Beccheti', Rama: S’mori asnjë lek, në interpelancë pas hetimit të SPAK! O do gjykohet Olsi o Bardhi! Nëse im vëlla del trafikant s'jam më kryeministër! Deputeti i PD-se: Po bën shantazh
5 Dhjetor 2024, 13:07
-
Vllaznia dy humbje radhazi, Dinamo e mposht 2-3 në Shkodër! AF Elbasani përmbys Bylisin, trajneri Bordin jep dorëheqjen! Sot dy ndeshje në Superligë
5 Dhjetor 2024, 10:24
-
Ndeshja me Partizanin, Edlir Tetova: Terreni e bën të vështirë, Egnatia kërkon tri pikët në kryeqytet
4 Dhjetor 2024, 14:20
-
Kreshnik Spahiu: Për çfarë këngësh arrestoheshin dikur tifozët në stadiume dhe a duhet lejuar sot Adem Jashari?
2 Dhjetor 2024, 19:28
-
Refik Halili nuk përmbahet, sulmon Armand Dukën: Këtu vriten për 500 lekë, ju po më shkatërroni miliona euro! Do na kenë në derën e shtëpive, kam besim vetëm te Edi Rama
1 Dhjetor 2024, 21:35