Zhdukja e 19-vjeçares shqiptare në Greqi, hetimet marrin një tjetër kthesë
19-vjeçarja shqiptare e zhdukur, Artemis Vasili
Detaje të reja dalin në sipërfaqe në lidhje me zhdukjet e 19-vjeçares me origjinë shqiptare, Artemis Vasilis në Greqi, gjurmët e së cilës kanë humbur që prej tetorit të vitit të kaluar. Ajo u largua nga shtëpia për një intervistë pune dhe nuk u kthye më.
Kërkimet e autoriteteve greke nuk kanë sjellë asnjë rezultat në lidhje me gjetjen e saj, por rasti i shfrytëzimit për prostitucion i një 17-vjeçareje rumune Amanda, nga një 57-vjeçar shqiptar, ka risjellë në vëmendje edhe zhdukjen e adoleshentes shqiptare.
Media greke ‘Ta Nea’ shkruan se rasti i vajzës rumune, ka marrë përmasa të mëdha, duke rihapur dosjet dhe të çështjeve të tjera të ngjashme, siç është edhe ajo e zhdukjes se Artemis.
"Rasti i rrëmbimit dhe promovimit në prostitucion të 17-vjeçarit nga Rumania mund të fshehë diçka edhe më serioze, madje edhe një qark të organizuar të shfrytëzuesve që detyrojnë të miturit në prostitucion", theksoi një zyrtar i policisë greke.
Pas arrestimit të shqiptarit, për shfrytëzim prostitucioni, ‘tani po hapen dosjet e vajzave të zhdukura, madje edhe ajo e Artemis 19-vjeçare, gjurmët e së cilës mungojnë që nga tetori i vitit 2020, megjithë hetimet intensive të Policisë Greke, por gjithashtu edhe përpjekjet e familjes së saj për gjetjen e saj.’
Pas historisë dramatike të 17-vjeçares, tani po hetohet seriozisht mundësia që ekziston një qark i tërë që shfrytëzojnë vajzat në adoleshencë për prostitucion.
Historia e zhdukje së Artemis, nisi mëngjesin e 16 tetorit 2020, ku e reja doli nga shtëpia për të bërë një intervistë pune nga e cila nuk u kthye më kurrë. Autoritet greke janë ende në kërkim të gjurmëve të reja të vajzë së humbur duke u mobilizuar me çdo mënyrë për gjetjen e saj.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Greqi/ Çmontohet organizata shqiptare e vjedhjes së makinave luksoze! I sillnin me targa false në vendin tonë, drejtuesi shqiptar u plagos (FOTO+VIDEO)
19 Dhjetor 2024, 12:18
-
Dosja me përgjime/ Si i rekrutonte 'Mondi' nga qelia 'çunat' shqiptarë, për të kryer krime dhe vrarë dejtorin e Burgut të Janinës (FOTO+VIDEO)
19 Dhjetor 2024, 11:39
-
Arrestohet në Gjermani Florian Marku, boksieri shqiptar 'hesape' me drejtësinë greke
18 Dhjetor 2024, 22:10
-
Greqia mbështet me kushte anëtarësimin e Shqipërisë në BE, eksperti: Diçka e pritshme! Duan pronat në Himarë, askush si vendi ynë nuk respekton minoritetet
18 Dhjetor 2024, 18:57
-
Greqia: Mbështetja jonë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është e kushtëzuar, ne jemi rregullatorët e shpejtësisë
18 Dhjetor 2024, 16:17
-
'Albania', fjala më përdorur në Itali për 2024-ën
18 Dhjetor 2024, 15:59
-
Greqi/ Panik në Selanik, 'Sillni ministrin ose do hedh Gjykatën në erë', arrestohet autori (VIDEO)
18 Dhjetor 2024, 13:58
-
Greqi/ Kapen 82 kg kokainë në Portin e Pireut, arrestohen dy punonjës të portit
17 Dhjetor 2024, 22:31
-
Policia greke godet bandën me kryetar shqiptarin e njohur si 'Mondi', sekuestrohen drogë, armë e para kesh! 25 të arrestuar dhe 14 në kërkim
17 Dhjetor 2024, 18:46
-
Merret peng dhe dhunohet greku në Kostur, policia shpall në kërkim shqiptarin
17 Dhjetor 2024, 16:40
-
Atentati ndaj shqiptarëve në Athinë, rihapet dosja e vrasjes së 32-vjeçarit shqiptar Roan Brahimi, armikut të Ervis Martinajt! Dyshohet se kanë lidhje
17 Dhjetor 2024, 15:10
-
Atentati në Athinë, identifikohet edhe shoku i viktimave, dyshohet të jetë plagosur
16 Dhjetor 2024, 21:52