Tirane- Kryetarja e komisionit parlamentar për shëndetësinë, deputetja demokrate Zheni Gjergji kërkoi sot zbardhjen e shkaqeve dhe përgjegjësve të zjarrit në QSUT. Gjithashtu marrjen e masave për ofrimin e shërbimeve jetëshpëtuese për qytetarët. Përmes një deklarate për median Gjergji bëri me faj drejtuesit e QSUT-së dhe të ministrisë
“Ajo çfarë ndodhi në urgjencën e Qendrëns Spitalore Universitare "Nënë Tereza", është tregues i qartë ku ndodhet sot shëndetësia shqiptare. Qytetarët paguajnë për shëndetësinë më shumë se kushdo në Europë. Por pavarësisht kësaj ata nuk marrin sherbime. Miliardat , Qeveria i çon për biznesin e konçesioneve dhe në xhepat e oligarkëve” deklaron Zheni Gjergji.
Një javë më parë urgjenca e spitalit më të madh në vend, Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" u përfshi nga zjarri duke nxjerrë jashtë funksioni shërbimet spitalore që ofroheshin aty. Godina e re e urgjencës është përuruar vetëm një vit më pare dhe ka kushtuar plot 17 milion euro.
Për shkak të dëmeve urgjenca është ende jashtë funksionit.
Ndërkohë që shkaqet e rënies së zjarrit dhe përgjegjësit duhen zbardhur sa më parë nga organet ligjzbatuese, është e papranueshme që vetëm 2 ditë me parë QSUT ka njoftuar zhvendosjen e shërbimeve të urgjencës në Spitalin e Traumës dhe Spitalin "Shefqet Ndroqi".
Qytetarë të shumtë në emergjencë shëndetësore janë përballur me dyert e mbyllura të Urgjencës së QSUT-së dhe iu është dashur t'iu drejtohen spitaleve të tjera të kryeqytetit, vonesë që ka rezultuar edhe fatale për pacientë në gjendje të rëndë shëndetësore. Kjo vetëm si rezultat i papërgjegjshmërisë dhe arrogancës së drejtuesve të QSUT-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë' deklaroi ajo.
Deputetja bën thirrje për tiu bashkuar nesër protestës para kryeministrisë.
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Mos ia jep më fjalën, po na flet me cinizëm’, plas 'sherri' tek 'Shëndetësia' mes demokratëve dhe deputetit socialist pse u përmend 21 Janari dhe Gërdeci (VIDEO)
10 Dhjetor 2024, 14:14
-
I dënuari 73-vjeçar vdes në QSUT (EMRI)
9 Dhjetor 2024, 21:04
-
Zgjedhjet e 2025/ Pas Tiranës Berisha cakton grupet e punës në Durrës, Elbasan dhe Lezhë, e Kukës (LISTAT)
5 Dhjetor 2024, 18:27
-
Më shumë lekë për para e tetraplegjikët, rritet pagesa për paketën higjieno-sanitare! Nga 16 në 20 mijë lekë! Mbështetje edhe për kujdestarët
4 Dhjetor 2024, 17:16
-
Minimumi jetik, ministrja Koçiu tregon pse u rrëzua amendamenti i PD-së: Duhet dakordësi për mënyrën si do të matet
4 Dhjetor 2024, 15:30
-
Komisioni i Shëndetësisë miraton nen për nen Buxhetin 2025, bëhen edhe propozime të reja: Të rritet pagesa e invaliditetit!
20 Nëntor 2024, 16:42
-
Kuvendi miraton në parim pr/buxhetin e vitit 2025, PS kalon portofolin 8.2 miliardë euro me 75 vota! PD-së i dështon protesta
19 Nëntor 2024, 20:40
-
Humb jetën në moshën 45 vjeçare anëtari i Gjykatës së Lartë Darjel Sina, vuante nga tumori! Prej 3 ditësh ndodhej në intubim në QSUT
17 Nëntor 2024, 10:11
-
Tiranë/Kanosi infermierin në QSUT dhe kundërshtoi policët, arrestohet 36-vjeçari
11 Nëntor 2024, 13:54
-
QSUNT binjakëzohet me qendrën spitalore më të madhe izraelite, Koçiu: Gur themeli për përmirësimin e shërbimit onkologjik
4 Nëntor 2024, 12:16
-
Godina e Kardiokirurgjisë në QSUT në rikonstruksion, Koçiu: Do pajiset me teknologjinë më të fundit
4 Nëntor 2024, 10:20
-
Vihet në funksion Brakiterapia në Onkologjik, nis trajtimi për pacientët
30 Tetor 2024, 09:49