![1720210005_zjarri.JPG](https://shqiptarja.com//uploads/780x440/1720210005_zjarri.JPG)
Kush ndez zjarre në pyje do të dënohet deri në 5 vite burg.
Këtë e ka bërë me dije, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, duke iu referuar situatës nga zjarret që përfshinë Dhërmin dhe Qafën e Llogorasë.
Me një postim në rrjetet sociale, Agjencia u ka bërë apel qytetarëve të mos ndezin zjarre në pyje pasi kjo përbën një vepër penale dhe dënohet me burg.
“Për ata që ndezin zjarre në mënyrë të qëllishme, për të liruar kullota apo thjeshtë për të shkaktuar dëme në mjedisin natyror, kujtojmë se shkatërrimi i pronës publike dhe private me zjarr është një krim që dënohet deri në 5 vjet burg. Ne do të bashkëpunojmë me policinë për të denoncuar dhe ndihmuar në arrestimin e kujtdo që tenton të djegë pyjet dhe kullotat, këtë pasuri tonën të përbashkët. Asnjë tolerim nuk do të ketë në këtë drejtim”, shkruhet në postim.
Lidhur me zjarrin në Qafën e Llogarasë, Agjencia shkruan se tashmë është nën kontroll.
“Në Qafën e Llogarasë, përballja e parë serioze e kësaj vere me zjarret ishte një sfidë e madhe. Arritëm t'i vëmë nën kontroll, por kjo nuk mjafton! Temperaturat, sado të larta të jenë, nuk mund të shkaktojnë zjarre në mënyrë natyrale. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, në emër të çdo zjarrfikësi dhe punonjësi që përballet me flakët, u bën thirrje të gjithë banorëve në zonat rurale: Bëni kujdes, pasi vetëm një shkëndijë mjafton për të djegur të gjithë malin në këtë stinë të nxehtë”, shkruhet në postim.
Lajmi kryesor:
Shuhet zjarri në Llogara të Vlorës, drejtori i Zjarrfikëses: I qëllimshëm! Peleshi: Piromanët do përballen me ligjin
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vlorë/ Atentat ndaj kushëririt të Inez Hajrullës, 30 vjeçari rëndë në spital! Plagoset dhe një kalimtar, tregtar fruta perimesh! Autorët djegin makinën në Panaja (VIDEO + EMRAT)
18 Dhjetor 2024, 21:50
-
Kroacia kthen mbrapsht 3 ngarkesa me mandarina, me nivele të larta pesticidesh! Ministria e Bujqësisë: U Nisën nga Berati e Fieri, gjobit grumbulluesin
18 Dhjetor 2024, 21:12
-
Bashkia e Vlorës zhvendos tregun e gjësë së gjallë, tregtarët bëjnë rezistencë: S’vjen njeri të blejë kaposhë në Nartë se është larg
18 Dhjetor 2024, 17:08
-
Shpërndanin drogë në Sarandë e Delvinë, “Arrest në burg” për 12 persona
18 Dhjetor 2024, 17:02
-
I dënuar me 21 vite burg në Itali për trafik droge, konfiskohen dy resorte në Sarandë të Emiljan Burbës! Vlera rreth 3 mln euro (VENDIMI)
18 Dhjetor 2024, 10:04
-
Arrestohet hajduti i biçikletave në Vlorë, momenti kur kryen një nga grabitjet
17 Dhjetor 2024, 12:00
-
I vuri tritol lokalit ‘The Boss’ në Lungomare, Gjykata e Vlorës lë në burg 28-vjeçarin! Selamaj zgjedh heshtjen (VENDIMI)
16 Dhjetor 2024, 15:38
-
Vlorë/ Rekrutonin shtetas të huaj për aktivitet kriminal, Gjykata lë në qeli ukrainasin dhe bjellorusin, liron 2 të tjerët për mungesë provash (EMRAT+VENDIMI)
16 Dhjetor 2024, 15:20
-
Vlorë/ Shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave, Prokuroria kërkon arrest me burg për autorët
16 Dhjetor 2024, 12:55
-
Policia operacion kundër shpërndarësve të drogës në Vlorë, Sarandë e Delvinë, 12 të arrestuar, 1 në kërkim
16 Dhjetor 2024, 10:57
-
VIDEO/ Merr flakë banesa në katin e parë të një pallati në Sarandë, fqinjët shpëtojnë të moshuarën që jetonte aty
15 Dhjetor 2024, 16:46
-
Vlorë/ Shpërndanin kanabis në doza, arrestohen 3 persona, shpallet në kërkim një tjetër
15 Dhjetor 2024, 13:50