Pogradec/ Shpëtuan një 31-vjeçar nga vetëvrasja! Nëna e moshuar po përpiqej të ndalonte të birin, kur dy të rinjtë që po ktheheshin nga xhamia shmangën tragjedinë

5 Dhjetor 2024, 23:09

Dy të rinj nga Pogradeci arritën të shpëtojnë në kohë një 31 vjeçar i cili nën efektin e drogës tentoi të hidhej nga dritarja e apartamentit në katin e gjashtë. Rastësisht ata panë skenën dhe u ngjitën në pallat duke ndihmuar nënën e 31 vjeçarit që po e mbante me forcë.