Fëmijët që kryejnë krime që në moshë të vogël sa po vijnë edhe po shtohen. Në lidhje me këtë çështje sociologu Gëzim Tushi në një intervistë për Report Tv shprehet se situata në Shqipëri ka agravuar.
“Jemi në një situatë tepër të agravuar. Tani krimi po shfaqet nga më i vogli te më i moshuari, pa dallim e ndeshim kudo në vend. E ndeshim te njerëzit që nuk kanë një formim të tyren, e ndeshim te njerëzit intelektual dhe institucione, gjë që është një shqetësim i madh" tha Gëzim Tushi.
Tushi tha se jo vetëm në vendin tonë, por edhe në vendet perëndimore krimi rinor është i përhapur tej mase.