Spahiu: Gjykata Kushtetuese s’ka shans ti shpallë të paligjshme ‘përgjimet telefonike’ të bandave

16 Dhjetor 2024, 22:25

Kreshnik Spahiu thekson në '5 Pyetjet me Babaramon', se Gjykata Kushtetuese nuk ka gjasa të shpallë të paligjshme përgjimet telefonike të grupeve kriminale, si ato të realizuara përmes platformave Sky Ecc dhe EncroChat, të cilat janë konsideruar legjitime nga referenca ndërkombëtare. Ai shpreh shqetësimin se grupet kriminale mund të ushtrojnë presion ndaj institucioneve, pasi këto përgjime përbëjnë shpresën e fundit për zbardhjen e veprimtarisë së tyre nga autoritetet belge dhe franceze.