Teatri i Operas, dirigjenti: Ka probleme ligji dhe mangësi në organigramë. Edmond Doko: Kemi orkestrën më të vogël në Ballkan

14 Dhjetor 2024, 16:20

Organigrama e cunguar dhe e pamjaftueshme, funksionimi jo i duhur nga pikëpamja ligjore dhe buxheti i pamjaftueshëm janë disa nga problematikat me të cilat përballet Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit. Një ditë pas lirimit nga detyra të drejtueses së këtij institucioni, dirigjenti Edmond Doko vëren për “Report TV”, se problemet për të cilat duhet të diskutohet shkojnë përtej emrave të drejtuesve të përveçëm.