Samiti/ Rama: Një ditë afrimi i mëtejshëm me Europën, u mbështet fuqimisht plani ynë me KE për mbylljen e negociatave në fund të vitit 2027!

19 Dhjetor 2024, 09:08

Kreu i qeverisë postoi një tjetër foto-album nga takimi i djeshëm, ku shtrëngon duart me krerët e shteteve të mëdha të BE-së dhe të diplomacisë në KE. Mes tyre Ursula von der Leyen, Antonio Kosta, kryeministren italiane Giorgia Meloni, kancelarin gjerman Scholz, kryeministrin grek Mitsotakis dhe atë hungarez Orban.