Fabiola Ismaili
Lindur në datë 1 maj 1976 në Kucovë, rritej e rrethuar nga një familje e mrekullueshme
që i ka rezervuar gjatë gjithë kohës gjithë dashurinë e besimin e mundur. Në vitin 2000
diplomohej, me rezultate të larta, pranë Fakultetit Juridik te Universitetit Publik te
Tiranës. Hapat e para në praktikën ligjore i hidhte prane zyrës së avokatisë Kalo &
Associates në Tiranë dhe ne vitin 2005 bëhej pjesë e Dhomës së Avokatisë Tiranë. Me
Dekretin e Presidentit të Republikës italiane, datë 2 prill 2009, i njihej titulli profesional
në Itali dhe nga ai moment fillonte praktikën e gjatë e të frytshme me zyrën ligjore
Sodrio në Foggia. Pjesëtare aktive e shumë shoqatave dhe jetës politike ne Bari, qytet
në te cilin jeton prej vitesh. Kohët e fundit ka themeluar kompaninë FI SOLUTIONS
SRLS me seli ne Bari me anë të së cilës u ofron asistencë ligjore kompanive italiane dhe
shqiptare në të dyja krahët e Adriatikut.