-
Nis mësimi tek Mjekësia dhe Inxhinieria, zëvendësohen në fundjavë orët e humbura nga tërmeti
Me rinisjen e mësimit në Universitetin e Mjekësisë dhe në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit këtë të hënë, pas pezullimit që prej tërmetit të 26 nëntorit, ka nisur dhe zëvendësimi i orëve të humbura. Tek Inxhinieria studentët do të zhvillojnë mësim dhe gjatë fundjavave, ndërsa ata të Mjekësisë përveç fundjavave, do të kenë dhe një orar më të zgjatur gjatë ditëve të javës.
6 Janar 2020, 17:18