-
FOTO/ Kush është shoku i fëmijërisë së Eri Zefit që e nxori në pritë tek hasmit, 34-vjeçari i besonte verbërisht
Report Tv ka siguruar foton e Mikel (Gjovalin) Alia, i shpallur tashmë në kërkim për vrasjen e Eri Zefit, 34-vjeçarit që u gjet i vrarë në një kanal në Zall Xhuxhë. Alia ishte shok fëmijërie me viktimën por hetimet kanë nxjerrë se ka qenë pikërisht ai që ka nxjerrë në pritë 34-vjeçarin tek personat që e ekzekutuan.
31 Tetor 2019, 10:01 -
Identifikohet autori i vrasjes së Eri Zefit, shok me viktimën (EMRI)
Eri Zefi, 34-vjeçari që u gjet i vrarë në një kanal në Zall Xhuxhë mund të jetë vrarë nga shoku i tij. Policia ka identifikuar një nga autorët të cilët ekzekutuan Eri Zefin më 2 tetor të këtij viti. Ai është Mikel (Gjovalin) Alia, i cili është shpallur në kërkim.
30 Tetor 2019, 09:44 -
Vrasja në Mirditë/ Report Tv siguron ekspertizën: Eri Zefi u ekzekutua me 6 plumba, 4 në kokë
Report Tv ka siguruar detaje nga eskpertiza mjeko-ligjore për vrasjen e Eri Zefit 6 ditë më parë në Mirditë. Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe vrasja rezulton të ketë ndodhur gjatë natës pikërisht në vendin ku është gjetur trupi i viktimës.
8 Tetor 2019, 10:06 -
Familja e 34-vjeçarit që u gjet i vrarë në kanal ishte larguar nga Mirdita drejt Tiranës nga frika e hakmarrjes
Eri Zefi 34-vjeçari që u vra dy ditë më parë në Mirditë ishte nisur për të shkuar tek dajat e tij në zonën e Fanit. Sipas dyshimeve paraprake, atentatorët kanë qenë dy persona të cilët kanë ndjekur 34-vjeçarin nga Mirdita dhe më pas e kanë marrë peng duke e ekzekutuar në fshatin Zall-Xhuxhë.
4 Tetor 2019, 10:02 -
34-vjeçari që u gjet i vrarë në kanal përdorte dy emra, u mor peng dhe u ekzektua 50 m larg Rrugës së Kombit (VIDEO)
Eri Zefi njihej edhe me emrin Anton Zefi dhe kishte pasaportizimin në Adriatik të Kurbinit, por bashkë me familjen e tij jetonte në Durrës. Viktima mësohet se është marrë peng dhe më pas është ekzekutuar me një plumb në kokë pikërisht në vendin ku u gjet i vrarë, 50 metra larg rrugës së Kombit.. Policia ka shoqëruar disa persona të cilët po merren në pyetje.
3 Tetor 2019, 09:48