-
Tiranë/ Vodhi 8 makina, në pranga një 39-vjeçar! Ndërpriste energjinë elektrike në rrugë për të kryer vjedhjen
Një 39-vjeçar në Tiranë u arrestua pasi është autor i dyshuar i vjedhjes së 8 makinave. Policia ka zbardhur 8 raste të vjedhjes së makinave nga ana e 39-vjeçarit Mirdash Osmani. Nga provat e siguruara ka rezultuar se ai studionte vendet dhe mjetet që vidhte, vepronte në orët e vona të natës, duke krijuar kushte dhe duke ndërprerë ndriçimin elektrik të vendeve ku ishin parkuar këto automjete.
7 Janar 2021, 11:35