-
Kronikë
Vijojnë të digjen prej 2 ditësh mbetjet në landifillin e Lushnjes, arrestohet roja që i vuri flakën! Qytetarët: U mbytëm! Kryetarja e Bashkisë: Mbetjet do depozitohen te inceneratori i Fierit
Për të dytën ditë radhazi, qytetarët në lagjen "18 Tetori" në Lushnje po vuajnë ndotjen e ajrit dhe erën e keqe për shkak të djegies së mbetjeve në vendgrumbullimin e qytetit. Tymi i zi ka 'pushtuar' zonën, ndërsa qytetarët thonë se situata është bërë e padurueshme. 42-vjeçari Mondi Shehu ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Lushnjë, pasi akuzohet si autor i zjarrit në fushën e mbetjeve të qytetit. 42-vjeçari për shpërdorim detyre dhe ndotje të ajrit, ndërsa nuk dihet se në çfarë rrethanash i vuri flakën fushës së mbetjeve. Ndërkohë flakët vijojnë të djegin mbetjet në Lushnjë, duke krijuar një emergjencë mjedisore.
10 Shtator 2021, 08:52