-
Frrok Çupi: Iliri, si peshk i madh, thjesht tundi bishtin
Do të ishte krejt e panatyrshme sikur Ilir Meta do të binte në rrjetë si cironkë, ashtu urtë e butë. Ose sikur të ndodhte që të mos e tundte bishtin, siç e tundi. Atëherë Ilir Meta nuk do të ishte ajo balena që ‘të çan më dysh’ edhe nëse je anije e madhe në det
22 Tetor 2024, 12:11 -
Frrok Çupi: Rasti i Irena Gjokës si frymë ‘mos e shtro zverkun’ ndaj Berishës
Edhe Irena Gjoka mund ta kalonte me një ‘haj mo!” shpifjen e radhës së familjes Berisha. Bija e Saliut, kandidate për mëkëmbës, ka deklaruar publikisht se ‘Irena Gjoka është e korruptuar me 500 mijë euro’
19 Tetor 2024, 18:20 -
Frrok Çupi: Psikopat, manipulues turmash, por thotë se ‘fiton kundër Amerikës’
Në vitin 2015, Departamenti i Shtetit i SHBA-së e kategorizoi zyrtarisht si të padëshiruar dhe “Terrorist global i caktuar posaçërisht”. Por edhe pas kësaj ai nuk e zgjati shumë e u bëri thirrje njerëzve që të sulmojnë Izraelin si ‘Aleat i armikut Amerikë’.
18 Tetor 2024, 17:14 -
Frrok Çupi: Deputetë të pastrehë, ku ka tym të fusin kokën
Këta më duken të pastrehë. Pamja ‘vrapo për atje ku del tym’, është vetëm dukja. Të parët e tyre kanë vrapuar edhe poshtë urave ku nuk i zë shiu. Por thelbi është ky: Këta vërtet nuk kanë strehë. Edhe rruga e Salës është kthyer në vend elitar, si ‘rruga e shpresës’; nuk u shkon të pastrehëve që të bëjnë tangërllëk e të kërkojnë ‘rrugë miradinash e shpresash’
17 Tetor 2024, 14:49 -
Frrok Çupi: Doni të bëni dhunë? Herë tjetër jo në shesh, këtu ka njerëz!
Edhe bosi juaj, Saliu, që nuk ka lënë gjë të mirë në këtë jetë e në këtë shesh, më në fund e bëri një gjë të mirë dje mbrëma. Dje mbrëma ai nxori kokën nga ballkoni ku ngujohet diku në cepin e kasabasë, thërriti Mulin e i bëri me gisht: “Zaten se m’i sjell ata këtu rrotull, se ta griva mishin’
8 Tetor 2024, 18:00 -
Frrok Çupi: O sot o kurrë, këtë e dimë! Dhe një përrallë politike
Mbrëmë u shfaq në dritaren e ‘burgut’, me një fytyrë të llahtarshme si ta kishin rrahur si Ndrea Prendin; kuq e kuq si i pirë nga rakia; shtremba-shtremba sikur sfidonte edhe maskën e artistit Agron Llakaj; sytë të lagur e të futur deri në kockën e hundës. Në mjerim. I dorëzuar më në fund iu thoshte gjithë shqiptarëve “gëzohuni me këtë mumje që u ka dhunuar!’.
7 Tetor 2024, 10:13 -
Frrok Çupi: Të paktën të guxojnë aq sa guxoi ambasadori Adrian Neritani
Ajo çfarë guxoi ambasadori atëherë, më erdhi prapë në ekranin e Reuters, tani pas 16 vjetësh. Ai ishte ambasador i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara kur Gërdeci shpërtheu në tragjedi të përbotshme, 15 mars 2008.
30 Shtator 2024, 16:42 -
Frrok Çupi: Burgu i deputetit Salianji u kthye në biznes
Mbrëmë u dha vendimi se një njeri në Tiranë do të burgoset. Prangat priteshin mbrëmë. Por u shtynë për një arsye…, që do ta flasim pastaj. Sot askush nuk fliste më për ‘gjykatën e poshtër që na mori djalin tonë’, por flitej për ‘burgun’.
27 Shtator 2024, 21:30 -
Frrok Çupi: Kombi, herë 3 vjeç e herë 7, por jo më shumë se 10
Ishte viti 1996, shumë gazetarë të pamenduar sot i thonë ‘viti i largët’, si për shembull viti i Hamurabit, mbreti i Babilonisë që vuri kodet e para, aty nga viti 1700 para erës së Re. Shteti e kishte marrë gazetarin në mes të ditës, e kishte hedhur në gropë si në një varr të gatshëm buzë Liqenit, dhe u largua se po binte nata
20 Shtator 2024, 15:12 -
Frrok Çupi: Në PS mungoi seksioni ‘de’
U prit pa shumë fjalë Asambleja e Partisë Socialiste. Kur thonë ‘Asamble’, të gjitha partitë e bëjnë fjalën të madhe, nga që është edhe e huaj. Por është shumë e thjeshtë: Mbledhja rregullisht e një grupi njerëzish për qëllime të caktuara. Sidomos qëllime politike.
9 Shtator 2024, 16:32 -
Frrok Çupi: PD është infertile, edhe po lindi, kthehet në barkun e nënës
Të gjitha që kanë lindur nga barku i PD janë harruar, kanë mbetur vetëm emrat e baballarëve: Partia e Cekës, partia e Pollos, partia e Baletës, partia e Dashit, partia e Bamirit, partia e Hajdarit, partia e Murrizit, partia e Patozit…
5 Shtator 2024, 15:50 -
Frrok Çupi: Ca pyesin cili ishte më i keq, Enveri apo Saliu?
Litari mbi pllakën ku shkruhet emri ‘Sali Berisha’, ka dy sense, herë tërheq të gjallët e mbetur për nga skëterra, e herë të gjallët e mbetur tërheqin ta shkulin përfundimisht. Këtu qëndron edhe Amerika në krah të të mbeturve gjallë.
30 Gusht 2024, 12:34 -
Frrok Çupi: Edhe pa e dashur atdheun, thuaj çfarë ke parë
Të paktën kaq të bënte media jonë, edhe pa e dashur atdheun. Se po të themi ‘ta duash atdheun’, këta të quajnë ‘komunist’, ose minimum ‘njeri i qeverisë’. S’e dinë se po bëjnë një budallëk të madh duke i quajtur të gjithë ‘ të dashuruarit me atdheun’, si njerëz të afërt me qeverinë dhe me shtetin.
28 Gusht 2024, 09:10 -
Frrok Çupi: Sa avionë paska qielli sonte?
Sa nis e bie mbrëmja në Tiranë, avionët duken më afër. Ata që janë nisur për rrugë të gjata, ata janë lart e nuk kanë punë me ne. Kur jam në Tale, ku kam edhe të afërm, aty edhe gjatë ditës- sa zbret njëri, tjetri del mbi Ranën e Hedhun. Në Tiranë më bëhet ta kem shikimin nga Jugu. Mbi kodrën ku e arrinim një herë në vit, nëse ndodhte, dhe e quanim “Lapidari”, ku brigada e Parë kishte qëlluar me top Asamblenë në 1944; aty sa herë ngre sytë- dritat e avionit i ke përballë.
21 Gusht 2024, 15:53 -
Frrok Çupi: Këta e duan Aleks Nikën si varret e Haklajt
Aleks Nika dhe djemtë e Haklaj janë vrarë nga e njëjta dorë. Haklajt u shfarosën, ndërsa Aleks Nikaj akoma i ka të gjallë. Njeriu më i afërt i Sali Berishës, që është i treguar me gisht se i ka çuar në varr të dy palët, thotë se ka ngritur padi penale kundër gjykatësve të Gjykatës së Lartë që kanë lejuar gjykimin gjyqësor për vrasësin e Aleks Nikës
7 Gusht 2024, 09:57 -
Frrok Çupi: ‘Martiiin’, më thirri në telefon. ‘Mos më thuaj të shkoj më në atë vend!’
Natë marsi, 1991. Kishim orë që po flisnim. Isha shqiptari i parë i mbërritur nga Tirana në Mynih, që takohesha me Martin Camaj pas ditës së arratisjes së tij. I trokita në derë, e gjeta të ngulur në bisedë me një gjuhëtar amerikan. Menjëherë brofi më këmbë.
22 Korrik 2024, 14:36 -
Frrok Çupi: Tv, SPAK apo Sude?
Puna për mua, në këtë rast, nuk është aq e ndërlikuar sa e Lulzim Hupit; ai mund të ketë kalvar të gjatë derisa të fitojë lirinë nga Gjykata e Televizionit. Deri atë ditë mund t’i jetë rrënuar kulla e dhe nuk do të jetë një djalë i ri si sot, por me mjekrën te gjuri.
18 Korrik 2024, 16:05 -
Frrok Çupi: Një armik i Shqipërisë fluturon i lirë në tokë e mbi tokën e saj
Fredi Beleri, tashmë i njohuri mbarë e mbrapsht, është një armik i vërtetë i Shqipërisë. Sot që në mëngjes ai doli nga porta e burgut, hipi në makinën luksoze të ambasadorit të Greqisë, u bëri karshillëk gazetarëve shqiptarë dhe foli vetëm me gazetarë grekë.
15 Korrik 2024, 11:36 -
Frrok Çupi: Rruga e Thumanës dhe dy histori kontroverse në fillim e në fund
Po të mos ishte ndërtuar autostrada Thumanë- Kashar, nuk do të kishim si të kuptonim sa i bukur është vendi edhe në atë hapësirë. Gjëja që më rri në mendje është fjalia e stërholluar se ‘U bë edhe vendi ynë…, u bëmë edhe ne’.
10 Korrik 2024, 12:23 -
Frrok Çupi: 40 gradë: 400 vjeçarët i pret zjarri në bulevard
Në këtë temperaturë të lartë ku gjithë njerëzimi po ankohet se na vjen ‘nga natyra’ e nuk kemi ç’i bëjmë. Edhe qindra njerëz që vdiqën sot në Mekë gjatë procesionit fetar, u kthyen në një dhimbje për të tjerët, edhe pse kishin shkuar atje me këmbët e veta, por pa mëkat zjarresh
21 Qershor 2024, 19:02 -
Frrok Çupi: Ariu t’i ka hyrë shtëpisë; por vigjilon komshiu, jo ti
Britania e Madhe, me rastin e një gjyqi nga një i huaj, deklaroi rrezikun që i vinte Sigurisë së Mbretërisë ishullore, nga ai ‘miu’ që rri në një shtëpi të vogël, larg, buzë Adriatikut. Sali Berisha, është një send i vogël para fuqisë Perëndimore, por i rrezikshëm për paqen dhe stabilitetin e Ishullit.
19 Qershor 2024, 09:22 -
Frrok Çupi: Shtëpia e re te Zogu i Zi
...zoti Ilir Meta, iu afrua shumë ‘Zogut…’ kur mbajti një fjalim rreth ‘baxhellave’. Është një fjalë e papërshtatshme, aq sa nuk mund të thuhet; por kur e thotë kryetari i shtetit, nuk ke çfarë bën. Në atë kohë, kur shtëpisë së vjetër të Zogut i vinin shumë banore, si nga Italia edhe nga Shqipëria, askush nuk ishte aq katil sa t’i quante ‘baxhella’. Zonjat e ardhura shërbenin sojliun.
14 Qershor 2024, 15:34 -
Frrok Çupi: Po kur Berisha të dalë nga kati i shtatë me pranga drejt qelisë, çfarë do thonë?
Sapo u mbyll dera e Gjykatës ku u dha vendimi për vulën e PD, anëtarët e PD u ndezën nga shpresa se gjërat mund të bëhen vetëm më mirë. Pjesa ‘Foltore’ e Berishës mori të drejtën që të përdorë vulën dhe logon e krijuar në dhjetor të vitit 1990
12 Qershor 2024, 11:11 -
Frrok Çupi: Meloni mund të jetë Kingmaker në BE, po Tirana ku është?
Tirana pati gjithnjë vëmendjen dhe besimin reciprok me BE. Nga Von der Leyen, Charles Michel, Scholz e Macron dhe Rama. Një përzierje besimesh politike, por në fund të ‘pa fe’ para çështjeve jetike të kontinentit.
7 Qershor 2024, 15:43 -
Frrok Çupi: Saliu me Izetin, si Iliri me Monën
Njeriu i parë, si njeriu i parë në Hënë, pranë Sali Berishës në rrugën e mëkatit të madh, shënohet Izet Haxhia. Dje Izeti u dënua përfundimisht për 21 vjet burg; ndërsa Saliu, pardje, u dënua për të qëndruar prapë në dritaren ‘pranë Hënës’
27 Maj 2024, 17:05