Vlorë/ 30- vjeçari ra nga kati i 3 i pallatit në ndërtim, arrestohet sipërmarrësi i punimeve të pllakave, nën hetim një tjetër! Mungonin kushtet teknike për sigurimin e jetës
Pamje nga vendi i ngjarjes
Vlorë-Një person është arrestuar dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë lidhur me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme (20 nëntor) ku 30 vjeçari Arbër Shakaj u aksidentua në vendin e punës pasi ra nga kati i 3 i një pallati në ndërtim, në lagjen ‘28 nëntori', në Vlorë.
Policia ka vënë në pranga sipërmarrësin e punimeve të pllakave Leonidha Capi dhe është proceduar Vasil Gavani për shkelje të rregullave në punë.
Burime për Report Tv, bëjnë me dije se në momentin që ka ndodhur ngjarja 30- vjeçari ka qenë duke hedhur suvatimet në pjesën e pasme, kur pompa e suvatimit e ka trondit dhe ka rënë prej andej.
Ashtu si duket edhe nga pamjet në këtë pallat mungojnë kushtet teknike për sigurimin e jetës së punonjësit, ku veç nga një krah ka rrjeta rrethuese kurse në pjesën e pasme dhe përparme mungojnë. Dëshmitarët jashtë kamerave thonë se personi i lënduar u transportua drejt spitalit dhe më pas policia erdhi për kqyrjen e vendit te ngjarjes.
Ata thonë se në pjesën më të madhe të objekteve që ndërtohen mungojnë kushtet teknike për sigurinë e punonjësve, por arsyeja pse punojnë janë nevojat familjare. Sipas informacioneve nga grupi hetimor personi që është arrestuar duhet të ndiqte punimet dhe siguronte kushtet për punonjësit kurse personi tjetër u procedua penalisht në gjendje të lirë për shkak të moshës.
Kjo nuk është hera e parë që aksidente me pasojë apo dëmtime të rënda ndodhin në ambjente pune dhe për këtë inspektoriati i punës apo Policia e Vlorës nisin procedurat pas ngjarjes.
S.B/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vlorë/ Atentat ndaj kushëririt të Inez Hajrullës, 30 vjeçari rëndë në spital! Plagoset dhe një kalimtar, tregtar fruta perimesh! Autorët djegin makinën në Panaja (VIDEO + EMRAT)
18 Dhjetor 2024, 21:50
-
Kroacia kthen mbrapsht 3 ngarkesa me mandarina, me nivele të larta pesticidesh! Ministria e Bujqësisë: U Nisën nga Berati e Fieri, gjobit grumbulluesin
18 Dhjetor 2024, 21:12
-
Bashkia e Vlorës zhvendos tregun e gjësë së gjallë, tregtarët bëjnë rezistencë: S’vjen njeri të blejë kaposhë në Nartë se është larg
18 Dhjetor 2024, 17:08
-
Shpërndanin drogë në Sarandë e Delvinë, “Arrest në burg” për 12 persona
18 Dhjetor 2024, 17:02
-
Berat/ E zuri poshtë një masiv guri teksa po punonte, arrestohet pronarja e shtëpisë, në kërkim administratori dhe drejtuesja teknike e firmës së ndërtimit
18 Dhjetor 2024, 13:19
-
I dënuar me 21 vite burg në Itali për trafik droge, konfiskohen dy resorte në Sarandë të Emiljan Burbës! Vlera rreth 3 mln euro (VENDIMI)
18 Dhjetor 2024, 10:04
-
Arrestohet hajduti i biçikletave në Vlorë, momenti kur kryen një nga grabitjet
17 Dhjetor 2024, 12:00
-
I vuri tritol lokalit ‘The Boss’ në Lungomare, Gjykata e Vlorës lë në burg 28-vjeçarin! Selamaj zgjedh heshtjen (VENDIMI)
16 Dhjetor 2024, 15:38
-
Vlorë/ Rekrutonin shtetas të huaj për aktivitet kriminal, Gjykata lë në qeli ukrainasin dhe bjellorusin, liron 2 të tjerët për mungesë provash (EMRAT+VENDIMI)
16 Dhjetor 2024, 15:20
-
Vlorë/ Shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave, Prokuroria kërkon arrest me burg për autorët
16 Dhjetor 2024, 12:55
-
Policia operacion kundër shpërndarësve të drogës në Vlorë, Sarandë e Delvinë, 12 të arrestuar, 1 në kërkim
16 Dhjetor 2024, 10:57
-
Vlorë/ Shpërndanin kanabis në doza, arrestohen 3 persona, shpallet në kërkim një tjetër
15 Dhjetor 2024, 13:50
Nuk eshte hera e pare qe ndodhin tragjedi te tilla dhe fajtor per kete eshte shteti qe lejon ndertimet pa ber asnje lloj kontrolli per sigurine teknike sepse korrupsioni eshte deri ne palce
Përgjigju