TIRANË- 2 të rinj, 25 dhe 22 vjeçe i kishin kthyer banesat e tyre në Tiranë në një vend ku mbanin të fshehur një arsenal armësh. Report Tv mëson se Kristjan Gjini kishte marrë në emër të tij 2 ambiente me qira në kompleksit rezidencial 'Fusha' në kryeqytetet, në njërën prej të cilave jetonte Franceska Kolgjegja. Gjatë kontrollit në këto 2 banesa u gjetën 7 armë zjarri, 4 silenciatorë, municion luftarak, krehra, lëndë e dyshuar narkotike, 2 radio si ato të Policisë, dorashka, 7 maska, një thikë, dokumente të dyshuara të falsifikuara, targa të huaja dhe 2 automjete.
Kristjan Gjini po lëvizte me makinën e tij në bulevardin "Gjergj Fishta" dhe nga kontrolli fizik iu gjet një pistoletë. Pas kësaj, uniformat blu ushtruan një kontroll edhe në banesat që Gjini kishte me qira në emër të tij ku u zbulua armët, mes tyre edhe radio policie maska dhe sende të tjera që përdoren në veprimtari kriminale, si dokumente të dyshuara të falsifikuara, targa të huaja dhe 2 makinat që përdorin 2 të rinjtë.
Ky është arsenali i tretë brenda pak muajsh që është zbuluar në kryeqytet. I pari u gjet në 16 qershor, brenda një vile e katëshe në Kodër Mëzez të Tiranës e në pranga ra Elvis Bakalli 30 vjeç dhe Dorian Kalo 45 vjeç. Ndërkohë, në 21 qershor u gjet një tjetër arsenal i fshehur në garazhin e një pallati në Tiranë, në zonën e Liqenit të Thatë. Kjo "depo" armësh ishte në pallatit ishte i lokalizuar në rrugën “Peti” në kryeqytetit. Garazhi ishte marrë me qira nga 27-vjeçari, me 2 mbiemra, i identifikuar si Eno Papa Beqiri,
Hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale
K.T./B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Preu dorën në makinerinë e një fabrike vaji, ndërron jetë 65 vjeçari
19 Dhjetor 2024, 16:00
-
Tiranë/ Goditën me grusht dhe kërcënuan me thikë 38-vjeçarin, nis hetimi për të miturit
19 Dhjetor 2024, 14:48
-
Tiranë/ Goditi me grusht punonjësin e Policisë, arrestohet 23 vjeçari
19 Dhjetor 2024, 14:41
-
Veliaj inspektim në shkollat ‘Mustafa Greblleshi’ dhe ‘Sandër Prosi’: Me mure rrethuese dhe terrene të reja sportive për fëmijët
19 Dhjetor 2024, 14:06
-
Tiranë/ Shisnin paketa televizive në mënyrë pirate, arrestohen 5 administratorë subjektesh, 3 të tjerë në kërkim
19 Dhjetor 2024, 13:57
-
Tiranë/ Shpërndanin ekstazi në ish-Bllok dhe kthyen portalin në 'shtëpi bari', Gjykata lë në burg 4 gazetarët e portalit 'Publik.al' të Naim Nokës
19 Dhjetor 2024, 13:37
-
Trafikonin kanabis me postë nga SHBA e Tajlanda në Shqipëri, kamuflohej mes makaronave aziatike! 3 të arrestuar, 3 në kërkim (EMRAT+VIDEO)
19 Dhjetor 2024, 11:44
-
Tiranë, arrestohet 42 vjeçari afër shkollës së mesme të bashkuar në Krrabë, kanoste me thikë nxënësit
19 Dhjetor 2024, 10:04
-
Atentati ndaj kushëririt të Inez Hajrullës, i riu rëndë te Trauma! U qëllua me 50 plumba, autorët lëvizën me targa italiane të vjedhura (VIDEO)
19 Dhjetor 2024, 07:50
-
'Një nga ne'/ Kultivon qepë dhe sallatë, njihuni me Bujarin, fermerin e palodhur të Ndroqit: Nëse derdh djersë, merr diçka!
18 Dhjetor 2024, 20:03
-
Tiranë/ 7 objekte mësimore janë në proces ndërtimi ose rikonstruksioni
18 Dhjetor 2024, 18:28
-
'Studio Live'/ Qefalia: Shqipëria me hapat e duhur për në BE! Po mendohet shërbimi i detyrueshëm ushtarak! Sidi Hasanaj: Non-gratat përfaqësojnë interesat pro-ruse
18 Dhjetor 2024, 18:16
Natyrshem qe hetimet duhet te vijojne. Gjithe ky arsenal armatimi,ne qender te Tiranes,flet qartazi per tentativa kriminale per destabilizimin e sigurise ne vend. Koka e ketij organizimi kriminal duhet gjetur;keta te dy qe jane kapur jane vetem bishti. Respekt per punen e Policise se Shtetit.
PërgjigjuMore të mjerë! Po a mendoni ju se femijët apo nipërit tuaj do u rriten me kriminalitet, me armë e me drrogë! Të mjerët ju që jetën keni vendos me e cu dëm.
Përgjigju