Agjencia Shqiptare e Investimeve dhe Zhvillimit fton investitorët e huaj: Zgjidhni Shqipërinë! Një vend ku takohen kulturat dhe tregjet - Shqiptarja.com

Agjencia Shqiptare e Investimeve dhe Zhvillimit fton investitorët e huaj: Zgjidhni Shqipërinë! Një vend ku takohen kulturat dhe tregjet

Agjencia Shqiptare e Investimeve dhe Zhvillimit (AIDA), ka ftuar investitorët e huaj të zgjedhin Shqipërinë për të investuar.

Në një video të publikuar nga kryeministri Edi Rama të Agjencisë Shqiptare e Investimeve dhe Zhvillimit (AIDA), thuhet se Shqipëria ofron mundësi të shumta për investitorët e huaj. 

“Imagjinoni një vend ku mundësitë rriten përkrah traditës , ku çdo lindje dielli mbi Adriatik dhe Jon mbart premtimin e diçkaje të re. Shqipëria është ai vend. Një tokë ku e ardhmja ndërtohet jo vetëm mbi numra dhe statistika, por mbi ëndrra dhe aspirata. Një vend që nuk ekziston thjesht në hartë, por që frymon me mundësi të pakufizuara. Përfytyrojeni veten këtu duke u zgjuar në një vend të pasur me thesaret e natyrës, ku lumenjtë rrjedhin përmes luginave të bukura dhe dielli mbulon me flakë ari fushat bujqësore që shtrihen pafund. Burimet natyrore të Shqipërisë janë të pasura dhe gati për të ushqyer ëndrrat dhe vizionet tuaja. Minerale, energji dhe toka pjellore, që presin të mbjellin suksesin tuaj”, thuhet në videon e AIDA-s.

Duke ftuar investitorët të investojnë në Shqipëri, AIDA thekson në video se ekonomia në Shqipëri është në zhvillim.

“Shqipëria është në kryqëzimin ku kulturat dhe tregjet takohen. Nga këtu ju lidheni me Evropën, Lindjen e Mesme dhe më gjerë. Shqipëria është një vend me shpirt, me një histori dhe energji që nuk resht kurrë. Portet që hapen në Adriatik dhe Mesdhe. Portat që drejtojnë biznesin tuaj në zemrën e kontinenteve, Shqipëria nuk është thjesht një vend, është një ritëm, një puls që ndjek rrjedhën e tregtisë globale”, thuhet në video.

S.B/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit