Një alarm për bombë është njoftuar nga policia e Athinës, pranë një komisariati të kryeqytetit. Sipas njoftimit një çantë e dyshimtë e lënë nga disa persona të panjohur pranë ambienteve të policisë ka bërë që strukturat të vendosen në veprim.
Sipas informacioneve, çanta e dyshimtë përmbante një bombë aktive e cila është neutralizuar nga shërbimet kompetente, raportohet në media.
Kujtohet se një person i panjohur ka telefonuar në orën 12.29, ku ka folur për një bombë e cila mund të shpërthejë pas 45 minutave.
Komente
![](https://news.shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)