Arrestimi i mjekut për ryshfet, 'Rithemelimi' i del në mbrojtje: Show i Ramës për të mbuluar mbylljen e shkollës 'Mehmet Akif'
Pamje nga arrestimi i mjekut
Rithemelimi ka cilësuar arrestimin e mjekut reanimator Fetim Marku, i cili u kap duke marrë ryshfet, si një show, të Edi Ramës për të mbuluar skandalin e mbylljes së shkollës "Mehmet Akif".
Nëpërmjet një deklarate për shtyp, mjeku Erges Eskiu, thotë se arroganca e qeverisë ndaj mjekëve nuk mjafton vetëm me largimin e tyre.
‘Mijëra studentë të mjekësisë qindra mjek me eksperiencë mendojnë vetëm të ikin dhe arsyeja është vetëm një, kjo qeveri nuk ofron mbështetje, alternativë, inkurajim për punën e tyre përtej sakrificës.’- u shpreh ai.
Sipas Rithemelimit, profesioni i mjekut është shndërruar në një punë e cila sipas Ramës duhet t'i shërbejë nesër patronazhistëve, rrjedhimisht shkatërrimit të zinxhirit profesional për të cilën mjekët kanë dhënë betimin e "Hipokratit".
‘Fakti është arrestimi i mjekut në Qendrën e Traumës, i shoqëruar me policë me maska sikur të ishte krimineli më i kërkuar në vend.’- tha ai.
Mjeku thotë se pamjet e arrestimit të mjekut, nuk po shihen më prej vitesh kundër bandave të cilat me qeverinë e Ramës, ikin dhe zhduken në drejtim të paditur, sepse janë po këto banda që e mbajnë në pushtet.
‘Shfaqja u bë për të mbuluar veprimin e fundit jonormal të Ramës; mbylljes së shkollës Mehmet Akif me të cilën Edi Rama dëshmoi qartë se është i marrë peng prej Erdoganit dhe po e bën Shqipërinë një shtet satelit të Turqisë.’- e përmbyll fjalën e tij Eskiu.
Mjeku reanimator, Fitim Marku u arrestua pas denoncimeve të qytetarëve për marrje ryshfeti. Ai mori 20 mijë lekë nga një agjent i infiltruar, duke përfunduar në pranga së bashku me infermieren dhe një mjek tjetër. Nga hetimet e kryera deri më tani, rezultonte se këto persona, merrnin shuma të konsiderueshme parash nga pacientë të ndrydhëm për kryerjen e skanerave pranë Spitalit të Traumës në Tiranë.
M.Q./B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
LIVE- Përplasje në Kuvend, 'mollë sherri' Bashkim Ulaj dhe interpelanca me Ballukun! Shehaj bllokon 4 orë foltoren, Spiropali e përjashtoi, Noka e shtyn me forcë
19 Dhjetor 2024, 08:07
-
Mero Baze: SPAK dhe si një radiografi e demokracisë në PD
18 Dhjetor 2024, 22:31
-
Berisha: Komision Hetimor për Portin e Durrësit dhe interpelancë! Falje e gjobave dhe kamatë-vonesave për energjinë! Akuza dhe Dumanit
18 Dhjetor 2024, 13:40
-
Berisha: Drejtësia nën ndikim politik, kush flet kundër Ramës shkon në burg si Salianji e Meta! Paraburgimet janë plotë
18 Dhjetor 2024, 12:30
-
'Të gjithë le ta marrin një diplomë', Berisha kërkon t'i kthejë Universitetet 'han pa porta'
18 Dhjetor 2024, 11:06
-
PD: Të zgjerohet falja e gjobave, paratë mbrapsht kujt pagoi! Fshini detyrimet për ujë e drita dhe gjobat e policisë
18 Dhjetor 2024, 10:51
-
Aksident i rëndë në rrugën Lezhë-Laç, vdes pas përplasjes së dy mjeteve shoferi 65-vjeçar! Policia procedon drejtuesin tjetër (EMRI+VIDEO)
18 Dhjetor 2024, 10:44
-
Dorian Teliti sulmon kryebashkiakun e PD, Fisnik Qosja: Kavaja, një qytet i vdekur
18 Dhjetor 2024, 10:02
-
SHBA edhe një herë 'Jo' Berishës/ Valteri: I vdekur, i pakallur! Tafani: Mesazhi i qartë, 'Mos shkoni tek PD-ja'! Kulluri: Amerikanët kanë problem këtu korrupsionin dhe krimin
17 Dhjetor 2024, 21:41
-
'Nuk ka më protesta klasike', Korreshi në Frontline: Berisha po vijon betejën për non-gratën! Nuk ka marrëveshje me PS-në
17 Dhjetor 2024, 20:12
-
Ironia e Spahiut: Trump do i heq dekoratën Dumanit dhe Dvoranit, për t’ja dhënë të dyja Berishës
17 Dhjetor 2024, 19:43
-
SHBA mesazh të prerë për Berishën/ Basha në 'Studio Live' tregon 2 grupet që i shkojnë pas kryetarit PD! Përpiqet të mashtrojë militantët, ndërkohë ka aleancë me Ramën
17 Dhjetor 2024, 18:37
Cojini nje agjent dhe atij mjekut te famshem ne tirane qe eshte neurokirurg dhe dhe e din te gjithe kush eshte dhe ka mar rryshfet ne ne 30 vite demokraci,eshte dhe shoku sales,mos coni agjenta vetem per mjeket qe skan njohje me politiken,, e gjeni dot se kush eshte?? Kollaj fare
PërgjigjuA do te vi ndonje moment qe PD-ja dhe opozitat te thone qe korrupsioni eshte korrupsion dhe duhet ndeshkuar.Sa here qe behet nje perpjekie ,sado e vogel,menjeher dilet ne mbrojtje te shkelsit te ligjit.Kjo menyre u bene te pa besueshem dhe nuk u shton vota.Fatkeqesi per vendin.
PërgjigjuVazhdoni me kasapet e mjekesis te operojne kur nuk ke nevoje te zvasin para sipas deshires tyre te nxjerrin nga spitali me keq, mjeket human jane kthyer ne materjalista.
Përgjigju