Në fjalën e tij në Pallatin e Kongreseve në 33 vjetorin e themelimit të PD kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi se mbështet hetimet e SPAK ndaj pushtetarëve të korruptuar.
"Fatkeqësisht, as Shqipëria jonë nuk është sot aty ku duhet te ishte. Pas 33 viteteve pluralizëm, shumica e bashkeqytetareve tanë jetojnë në një gjendje të mjerueshme ekonomike. Krimi duket se pushtuar gjithe vendin. Korrupsioni ka arritur nivele të panjohura më parë. Integrimi europian i Shqipërisë ka 10 vite që ecën me hapin e breshkës. Shqiptarët kanë lënë shtepitë dhe familjet e tyre dhe kanë emigruar si kurrë më parë. Arsimi dhe shëndetësia jane ne degradim të plotë. Përgjegjësi kryesor për këtë gjendje eshte Edi Rama dhe qeveria e tij. Kjo qeveri nuk prodhon mirëqenie, dije, vende pune dhe siguri! Ajo prodhon vetem korrupsion, regres, arrogancë, drogë dhe krim. Prandaj SOT nga kjo sallë, dua të theksoj edhe njëherë mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike per SPAK, të përgëzoj hetimet e saj ndaj krimit dhe pushtetarëve të korruptuar. Shqiptarët mezi e kane pritur kete dite! Ata kane 33 vite që presin drejtësi të barabartë, një drejtësi ku askush nuk është mbi ligjin. Sepse vetem keshtu mund te ngrejme shtetin e se drejtes dhe të forcojme demokracine në Shqipëri. Sepse fatkeqësisht sistemi yne politik ka deshtuar. Ketu tek ne, nje person i vetem, kryeministri, eshte mbi gjithcka. Sot, pushteti i tij eshte absolut. Ai vete zgjedh, vete vendos, vetë zbaton! Sot deputetët janë kukulla të Kryeministrit qe perdhosin Kuvendin e Shqiperise duke shkelur keshtu me kembe zgjedhesit e tyre, qytetaret shqiptare! Keshtu parlamenti ç'nderohet përditë, i teri ne dispozicion të interesave të Edi Ramës dhe klientëve të tij ekonomike", tha Basha.
Lajmi kryesor:
PD e ndarë në 33 vjetorin e themelimit, Basha mbush Pallatin e Kongreseve: Një pjesë e jona sillet rrugëve e frikësuar nga drejtësia! I bashkohet Bamir Topi
B.K/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëria e Kosova nesër mbledhje të përbashkët të dy Kuvendeve, ‘përjashtohen’ Berisha e Basha! Lista e deputetëve pjesëmarrës
19 Dhjetor 2024, 14:16
-
Ambasada e SHBA tha se nuk do punonte me persona 'non grata'/ Berisha: E shkroi Yuri Kim! Pëllumbesha Spirogjoka trembet nga 5 milionshi
19 Dhjetor 2024, 13:05
-
Namir Lapardhaja: Unë jam Zoti juaj më i lartë!
19 Dhjetor 2024, 09:16
-
Mero Baze: SPAK dhe si një radiografi e demokracisë në PD
18 Dhjetor 2024, 22:31
-
Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet
18 Dhjetor 2024, 18:58
-
Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve/ Basha: Të lëmë pas korrupsionin dhe keqqeverisjen, në 11 maj bëhuni pjesë e ndryshimit
18 Dhjetor 2024, 16:22
-
Berisha: Komision Hetimor për Portin e Durrësit dhe interpelancë! Falje e gjobave dhe kamatë-vonesave për energjinë! Akuza dhe Dumanit
18 Dhjetor 2024, 13:40
-
Basha: T’i japim fund tangos personale, kush voton Berishën merr dhe Ramën në paketë dhe anasjelltas! Jo interesave të Trekëndëshit të Bermudës
18 Dhjetor 2024, 12:53
-
Berisha: Drejtësia nën ndikim politik, kush flet kundër Ramës shkon në burg si Salianji e Meta! Paraburgimet janë plotë
18 Dhjetor 2024, 12:30
-
'Të gjithë le ta marrin një diplomë', Berisha kërkon t'i kthejë Universitetet 'han pa porta'
18 Dhjetor 2024, 11:06
-
PD: Të zgjerohet falja e gjobave, paratë mbrapsht kujt pagoi! Fshini detyrimet për ujë e drita dhe gjobat e policisë
18 Dhjetor 2024, 10:51
-
Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj
17 Dhjetor 2024, 22:51