Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj - Shqiptarja.com

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha

Në një kohë që nota mesatare e nxënësve që mbarojnë gjimnazin për të vazhduar studimet e larta në universitet është e ulët, kreu i Partisë Demokratike ka premtuar heqjen të mesatares për pranimin në universitete.

Në një konferencë për media ditën e sotme, ai u shpreh se studentët do marrin 200 euro çdo muaj.

‘Po të shkosh të marrësh të gjithë gjimnazet periferike, e kanë nën 6.5 mesataren. E privon arsimin nga njëri nga funksionet bazë që është edhe lufta kundër varfërisë. E privon nga funksion, midis të tjerash. Ndaj këto kohë që kanë mbetur, le të jenë kohë beteje për të vërtetat që ne besojmë.

Betejë për t’u dhënë shqiptarëve sistemin arsimor më cilësor të mundshëm në kushtet e këtij vendi. E njëjta gjë për shëndetësinë, por sot jemi te arsimi.

Ndaj dhe i ftoj edhe gjimnazistët, të mos harrojnë se në vitin e ri universitar, pa mesataren e partisë. Të hapura dyert. Dhe jo vetëm kaq, po minimumi jetik do aplikohet për çdo student, 200 euro. Karta e studentit do të pasurohet me një seri lehtësirash të tjera. Ne, siç kam deklaruar këto ditë, do të fusim gjerësisht në përdorim kartën e konsumatorit për të rikthyer TVSH-në pensionistëve, rrogëulurve dhe atyre që janë në nevojë. Por studentët nuk mund të mos jenë përfitues si këta të tjerët.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Taveni: 18/12/2024 11:28

    O Sali bajga po ku do i gjesh gjith këto para apo do ti japi xen sy peshkaqeni nga ato qē ka vjedhur sēbashku me motrēn e tij hunderren argita.

    Përgjigju
  • Tafuri: 18/12/2024 08:52

    Ti je nje maskara qe duhet te ishe zhdukur me kohe nga skena politike o qelbesire , perse nuk i ke bere keto hjera kur ishe ne pushtet apo duhet te maresh pushtetin akoma me mashtrime ? Ti rama dhe meta jeni fatkeqesia e ketij kombi dhe ju te tre duhet te denoheni per tradhti kombetare por fati juaj eshte se ka akoma idiota qe ju besojne o mq te pafytyre . Mos u jepni asnje vote ketyre krimbave o njerez por votoni te rinjte qe kane dale sepse vetem ashtu do te shpetojme nga keta kermat e ngordhur

    Përgjigju
  • Iris: 18/12/2024 05:14

    Po synon te na i kthesh universitetet ne universitete /plepash/?!

    Përgjigju
  • Llozi: 18/12/2024 00:03

    Eh Salih efendi. Lum ne qe te lemi e qe mundohesh ta besh sistemin arsimor plot me universitete-kioska se ngelen rinia rrugeve e spo arsimohen dot. Lum ne qe kemi ty e mendon te heqesh mesataren dhe te mbushesh universitetet me kokshtypur dhe pasardhes te Mul Nokes se pa keta gjeni, nuk ecen perpara ky vend. Po erdhe ti ne pushtet, do shkojme te gjithe ne durres me luge ne brez, sepse do na behet deti kos e do ushqehen njerezit falas, tamam si ako puna e tortes se pavarsise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit