Bashkia e Tiranës në flakë, militantët e PD hedhin molotov tek dritarja e godinës! Digjet flamuri kombëtar - Shqiptarja.com

Bashkia e Tiranës në flakë, militantët e PD hedhin molotov tek dritarja e godinës! Digjet flamuri kombëtar

Teksa protesta e opozitës është zhvendosur tek bashkia e Tiranës, nuk ka munguar as hedhja e molotovëve.

Në videon e siguruar nga Report Tv, shihet se molotovët janë hedhur nga militantët e PD tek dritarja e bashkisë.

Protestuesit e opozitës para bashkisë së Tiranës kanë hedhur edhe shishe me benzinë në drejtim të godinës së Bashkisë duke djegur flamurin kombëtar, ndërsa është ndërhyrë nga policia për shuarjen e flakëve.

Kujtojmë që dhe vetë godina e Bashkisë së Tiranës është monument kulture i kategorisë së pare.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ PD protestë me tym e flakë para Kryeministrisë e Bashkisë Tiranë, hidhen 35 molotovë! Fjalimi i Berishës 'sinjali' për sulm, kërkon qeveri teknike! Njerëz me maska! Meta sulmon Dumanin


S.B/SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit