Agjencia e barnave në Mbretërinë e Bashkuar ka miratuar një trajtim të ri për Covid pasi provat zbuluan se ai zvogëlon gjasat e shtrimit në spital dhe vdekjes me 79%.
Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve të Kujdesit Shëndetësor (MHRA) ka autorizuar Xevudy (sotrovimab), një antitrup monoklonal i prodhuar nga GlaxoSmithKline (GSK) dhe Vir Biotechnology, për njerëzit me Covid-19 të lehtë deri në mesatar, që janë në rrezik të zhvillimit të sëmundjeve të rënda.
GSK dhe Vir Biotechnology thanë se të dhënat para klinike treguan se ilaçi "është efikas edhe kundër mutacioneve kryesore të variantit të ri Omicron Sars-CoV-2".
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka porositur rreth 100,000 doza të ilaçit. "Ky është një tjetër terapi që është efektive në mbrojtjen e atyre që janë më të rrezikuar nga Covid-19 dhe sinjalizon një tjetër hap të rëndësishëm përpara në luftën tonë kundër kësaj sëmundjeje shkatërruese."- tha MHRA në një deklaratë.
Bazuar në të dhënat e provës, ilaçi është më efektiv kur merret në fazat e hershme të infeksionit. Si rezultat, MHRA tha se duhet të jepet sa më shpejt të jetë e mundur dhe brenda pesë ditëve nga fillimi i simptomave.
Ilaçi është miratuar për njerëzit që kanë infeksion të lehtë deri në mesatar të Covid-19 dhe të paktën një faktor rreziku për zhvillimin e sëmundjes së rëndë. Këto përfshijnë obezitetin, të qenit 60 vjeç e lart, diabetin ose sëmundjet e zemrës.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fiton lotarinë kombëtare, britaniku me pasuri më të madhe se Dua Lipa dhe Adele së bashku
18 Dhjetor 2024, 15:16
-
Britani/ Anulohet linja e parë në botë e autobusëve pa shofer! Shkak mungesa e pasagjerëve
17 Dhjetor 2024, 18:30
-
Belgjikë/ Çmontohet organizata shqiptare e trafikut të kokainës drejt Anglisë! Mbi 30 kontrolle, disa të arrestuar dhe sekuestrime! Transportohej me furgonë mallrash
17 Dhjetor 2024, 14:00
-
Publikohet emri dhe fotoja e spiunit kinez me të cilin dyshohet se ka bashkëpunuar Princi Andrew
16 Dhjetor 2024, 17:20
-
Britania e Madhe: 50 mln paund paketë mbështetje për Sirinë
16 Dhjetor 2024, 09:47
-
Elon Musk planifikon ndërtimin e tunelit që lidh Britaninë me Nju Jorkun për 54 minuta
15 Dhjetor 2024, 22:34
-
Media britanike: Si baronët shqiptarë të drogës po tallen me sistemin e emigracionit në Britaninë e Madhe
15 Dhjetor 2024, 08:30
-
Krimi shokues që ka tronditur Britaninë
13 Dhjetor 2024, 21:55
-
E përditshmja britanike 'Metro': Pushime në Shqipëri, destinacioni 'parajsë' i Mesdheut
13 Dhjetor 2024, 08:03
-
Angli/ U kap me pistoletë në makinë, dënohet me 5 vite burg shqiptari! Qeshi kur e prangosën (FOTO)
12 Dhjetor 2024, 12:52
-
Media franceze 'AD Magazine': Shqipëria mes vendeve të jashtëzakonshme në botë për t’u vizituar në 2025
12 Dhjetor 2024, 07:36
-
Altin Dumani kampion anti-korrupsion nga DASH, Lapardhaja në Report Tv: Mesazh për atë që do vijojë të bëjë politika amerikane! Priten shpallje të tjera 'non grata'
11 Dhjetor 2024, 14:08