'Burgu' i të miturve, drogë, plagosje e vrasje, në institutin e riedukimit vuajnë dënimin 29 adoleshentë
Burgu i miturve në Kavajë
Aktualisht në Institutin e Riedukimit të miturve në Kavajë me urdhër të gjykatave janë nën masën e arrestit ose po vuajnë dënimin 29 adoleshentë.
Duke kujtuar se këtu brenda shkolla është e detyrueshme për fëmijët e arrestuar, Marinela Alia, drejtoreshë e Institutit të Riedukimit të të Miturve rendit veprat për të cilat prokuroritë i kanë hetuar.
Në këtë panoramë të implikimit të fëmijëve specifik është arrestimi i tyre për vjedhje që disa herë i ka kthyer në recividistë.
“Veprat që dominojnë janë në fushën e drograve, më tej për plagosje ka edhe për vrasje”-thotë drejtoresha e Institutit të Riedukimit të të miturve Marinela Alia
Më i fundit që përfundoi në këto ambiente është Mario 14 vjeç që po hetohet për vrasjen e Martinit, nxënës në Shkollën Fan Noli, aty ku mësonte edhe autori i dyshuar.
Zonja Alia përshkruan portretin e fëmijëve që trajtohen në këtë institut dhe që janë hetuar në konflikt me ligjin. Disa prej tyre rezultojnë të vijnë nga familje që në një moment krize harrojnë të kujdesen për fëmijët. Të tjerë ndikohen nga interneti, bullizmi por edhe faktorë të njohur si gjendja ekonomike
“Ajo ç’ka kam vënë re janë fëmijë që shtyhen edhe nga ndikimi i modeleve të këqija”, tregon drejtoresha për Top Channel.
Nga të dhënat vitin e kaluar u identifikuan 2006 fëmijë në konflikt me ligjin, nga të cilët emrat e 746 prej tyre u regjistruan si të pandehur dhe që në vijim pati edhe aplikim të shmangies nga dënimi, këshillim ose paralajmërim me shkrim të vendosur nga gjykata për 282 fëmijë.
Për pjesën më të madhe gjykata vendosi shërbim prove me detyrimin për tu paraqitur sipas frekuencave që ka urdhëruar gjykata, apo me detyrimin që të ndjekin një kurs të formimit profesional.
Aktualisht nën shërbim prove janë 217 të mitur. Ndërsa vazhdon të mbetet problem mungesa e mekanizmave të tjerë që parashikohen në Kodin e Drejtësisë për të mitur
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Preu dorën në makinerinë e një fabrike vaji, ndërron jetë 65 vjeçari
19 Dhjetor 2024, 16:00
-
Tiranë/ Goditën me grusht dhe kërcënuan me thikë 38-vjeçarin, nis hetimi për të miturit
19 Dhjetor 2024, 14:48
-
Tiranë/ Goditi me grusht punonjësin e Policisë, arrestohet 23 vjeçari
19 Dhjetor 2024, 14:41
-
Veliaj inspektim në shkollat ‘Mustafa Greblleshi’ dhe ‘Sandër Prosi’: Me mure rrethuese dhe terrene të reja sportive për fëmijët
19 Dhjetor 2024, 14:06
-
Tiranë/ Shisnin paketa televizive në mënyrë pirate, arrestohen 5 administratorë subjektesh, 3 të tjerë në kërkim
19 Dhjetor 2024, 13:57
-
Tiranë/ Shpërndanin ekstazi në ish-Bllok dhe kthyen portalin në 'shtëpi bari', Gjykata lë në burg 4 gazetarët e portalit 'Publik.al' të Naim Nokës
19 Dhjetor 2024, 13:37
-
Trafikonin kanabis me postë nga SHBA e Tajlanda në Shqipëri, kamuflohej mes makaronave aziatike! 3 të arrestuar, 3 në kërkim (EMRAT+VIDEO)
19 Dhjetor 2024, 11:44
-
Tiranë, arrestohet 42 vjeçari afër shkollës së mesme të bashkuar në Krrabë, kanoste me thikë nxënësit
19 Dhjetor 2024, 10:04
-
Atentati ndaj kushëririt të Inez Hajrullës, i riu rëndë te Trauma! U qëllua me 50 plumba, autorët lëvizën me targa italiane të vjedhura (VIDEO)
19 Dhjetor 2024, 07:50
-
'Një nga ne'/ Kultivon qepë dhe sallatë, njihuni me Bujarin, fermerin e palodhur të Ndroqit: Nëse derdh djersë, merr diçka!
18 Dhjetor 2024, 20:03
-
Tiranë/ 7 objekte mësimore janë në proces ndërtimi ose rikonstruksioni
18 Dhjetor 2024, 18:28
-
'Studio Live'/ Qefalia: Shqipëria me hapat e duhur për në BE! Po mendohet shërbimi i detyrueshëm ushtarak! Sidi Hasanaj: Non-gratat përfaqësojnë interesat pro-ruse
18 Dhjetor 2024, 18:16