E hëna, që korespondon të jetë tre ditë para ndeshjes me Poloninë, ka nisur me një lajm shumë pozitiv për kombëtaren. FSHF dhe Nedim Bajrami kanë fituar gjyqin në CAS ndaj FIFA-s, që futbollisti i Empolit të veshë fanellën kuqezi dhe shumë shpejt pritet të jetë i grumbulluar në Varshavë me Kombëtaren. Bajrami, që më herët ka qenë pjesë e ekipve të moshave të Zvicrës, shquhet për aftësitë në fazën e sulmit dhe pritet të jenë një ndihmë e vyer për 3 ndeshjet e rëndësishme për kualifikueset e Botërorit.
E para është të enjten kundër Polonisë, kundërshtarit më të fortë në grup pas Anglisë, për të cilën mbrojtësi Gjimshiti dhe mesfushori Gjasula janë optimistë se do ta përballojmë me sukses.
Berat Gjimshiti: “Besoj se kemi bërë hapa pozitivë. Duhet të kemi respekt, pasi ka një skuadër shumë të mirë, me lojtarë që luajnë në klubet më të mira në botë. Por duhet të shikojmë veten, si do luajmë ne dhe do të japim maksimumin për të fituar ndeshjen”
Klaus Gjasula: “Është një ekip me shumë eksperiencë dhe cilësi. Pa diskutim, edhe Gjimshiti e tha që kanë lojtarë që luajnë në ekipet më të mira në botë. Do të kemi respekt përballë kundërshtarit, por frikë asnjëherë. Po të japim ne maksimumin dhe secili të tregojë cilësitë e tij, besoj se i kemi të gjitha mundësitë.”
Sot është dita e dytë e Kombëtares në Varshavë, ndërsa trajneri Reja ka zgjedhur të mos i ngarkojë fizikisht, duke u ushtruar vetëm me një seancë në ditë.
Ne.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Engjëll dhe Djall', Nedim Bajrami shpërdoron rastin e artë në finalen kundër Celtic (VIDEO)
16 Dhjetor 2024, 17:44
-
VIDEO/ Nedim Bajrami i shënon Celtic në derbi, i jep avantazhin Rangersit në finale
15 Dhjetor 2024, 17:29
-
GOLAT/ Sherri nga minuta e parë, Gjimshiti luan një pjesë loje! Atalanta thyen 0-1 Cagliarin dhe prin Serie A, Napoli përmbys Udineses! Juventusi barazon 2-2 në shtëpi
14 Dhjetor 2024, 17:34
-
GOLAT/ Atalanta me Gjimshitin në fushë mposht Romën 0-2 dhe sheh ëndrra titulli! Kryeqytetasit në krizën që s'ndodhte prej 16 vitesh
3 Dhjetor 2024, 08:33
-
Për herë të fundit në 'Air Albania', pesë futbollistë i japin nesër lamtumirën Kombëtares
15 Nëntor 2024, 13:40
-
Gazetarja Klodiana Bufi ngre hije dyshimi në Report TV: Pse Gjimshiti dëmtohet gjithmonë para ndeshjeve me Kombëtaren? Kaçurrin e Arsenalit FSHF e çon në Vorë
14 Nëntor 2024, 13:39
-
Kombëtarja nis stërvitjen, 3 futbollistë bashkë me kapitenin humbasin sfidat e nëntorit! Manaj në pikëpyetje, priten ftesa të reja
11 Nëntor 2024, 16:36
-
Ndodh për herë të tretë radhazi, Berat Gjimshiti dëmtohet kur afrohen sfidat e Kombëtares
10 Nëntor 2024, 15:11
-
Berat Gjimshiti mes yjeve të Evropës, 'shkëlqen' në formacionin e Champions League
7 Nëntor 2024, 09:42
-
VIDEO/ Nedim Bajrami fantastik në Skoci, shënon dhe dërgon Rangers në finalen e Kupës me Celtic
3 Nëntor 2024, 17:55
-
VIDEO/ Nedim Bajrami shënon gol fantastik, gjen rrjetën e dytë me Rangers
31 Tetor 2024, 09:51
-
Berat Gjimshiti 'blind', Atalanta nuk pëson gol në tre ndeshjet e Champions! Kapiteni: Mbrojtja është 'çelësi' ynë
24 Tetor 2024, 14:02