Dita e fundit e G7-s, vëmendja
kthehet nga Afrika
Kriza e emigrantëve po dominon ditën e fundit të samitit mes liderëve të G7-s. Në bisedimet e zhvilluara marrin pjesë edhe udhëheqësit e Tunizisë, Kenias, Etiopisë, Nigerit e Nigerisë. Italia zgjodhi të organizojë samitin në qytetin bregdetar për të kthyer vëmendjen nga Afrika dhe rreziqet për emigrantët që kalojnë Mesdheun drejt Europës.
Kriza e emigrantëve po dominon ditën e fundit të samitit mes liderëve të G7-s. Në bisedimet e zhvilluara marrin pjesë edhe udhëheqësit e Tunizisë, Kenias, Etiopisë, Nigerit e Nigerisë.
Italia zgjodhi të organizojë samitin në qytetin bregdetar për të kthyer vëmendjen nga Afrika dhe rreziqet për emigrantët që kalojnë Mesdheun drejt Europës.
Ajo po përpiqet të inkurajojë vendet më të pasura të botës se mbështesin vendet afrikane në zhvillimin e ekonomive të tyre, diçka kjo që do të ndikonte në reduktimin e emigracionit drejt Europës.
Por një diplomat tha për agjencinë e lajmeve “Reuters” se propozime të tjera italiane, që synojnë të theksojnë përfitimet nga emigracioni e promovimin e iniciativave të mëdha për sigurinë në ushqim, u rrëzuan përpara samitit pas kundërshtive të presidentit Donald Trump.
Presidenti amerikan Donald Trump thuhet se është veçanërisht kundër një deklarate që thekson përfitimet e emigracionit. Tregtia është një tjetër pikë, e cila ka nxjerrë në pah përçarjet. G7-ta ka qenë promovues i flaktë i tregtisë së lirë dhe vitin e kaluar u vu theksi tek shmangia e proteksionizmit. Por kjo ishte para zgjedhjes së Donald Trump-it president dhe fushatës së tij me sloganin “Amerika e para”.
Ai është shpehur kundër gjuhës së përdorur në samit për tregtinë e lirë në favor të një axhende proteksioniste. Trump është gjithashtu kundër marrëveshjes klimatike të Parisit dhe ka kërcënuar të tërhiqet prej saj. Ai nuk e ka sqaruar ende pozicionin e tij përfundimtar për liderët e G7-s e megjithatë Sekretari i Përgjithshëm të OKB, Antonio Guterres tha se pavarësisht vendimit të SHBA, ujdia e Parisit për reduktimin e gazrave serre do të mbijetojë.
Lufta kundër terrorizmit duket të jetë e vetmja çështje e rëndësishme për të cilën liderët e G7-ës janë dakordësuar për një deklaratë të përbashkët.tch
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mjeku Edmont Puca: Si të rrisim imunitetin në sezonin e virozave, a duhet të përdorim suplemente apo ushqime të pasura me këto vitamina?
6 Janar, 19:33
-
Mjeku Edmont Puca: Si të rrisim imunitetin në sezonin e virozave, a duhet të përdorim suplemente apo ushqime të pasura me këto vitamina?
4 Janar, 19:23
-
SHBA: Avioni i rrëzuar ne Kazakistan mund të jetë goditur nga një sistem anti-ajror rus
26 Dhjetor 2024, 20:43
-
Gati kallëzimi i ri për Sali Berishën në SPAK, avokati Beqiri: Falsifikoi datën e lindjes
26 Dhjetor 2024, 20:41
-
Mjeku Edmont Puca: Si të rrisim idsa
24 Dhjetor 2024, 16:25
-
Shtohen telashet te Arsenal, Mikel Arteta: Saka mungon gjatë
24 Dhjetor 2024, 16:07
-
begaj
24 Dhjetor 2024, 16:02
-
Kriza e 'Qytetarëve', Guardiola: Kemi thyer rekorde, tani e bëjmë në anën tjetër
24 Dhjetor 2024, 15:54
-
Kasanof takohet me Ramën, shqyrtohet përparimi i Shqipërisë drejt BE-së, transparenca dhe reforma në drejtësi
19 Dhjetor 2024, 17:07
-
Bilanci i 5 vite SPAK: 61 zyrtarë të lartë nën akuzë, Berisha e Meta, 'Vipat'! U sekuestruan 182 mln euro të krimit e korrupsionit
19 Dhjetor 2024, 16:59
-
Metsola: Ndërhyrja ruse në Ballkanin Perëndimor, ndër shqetësimet tona më të ngutshme të sigurisë
19 Dhjetor 2024, 16:56
-
Më pak gjela deti në Zadrimë të Lezhës, fermerët: Ka kosto për t'i rritur dhe në fund nuk arrijmë t'i shesim
19 Dhjetor 2024, 16:51