Dita ndërkombëtare e të moshuarve/ Meta sulmon qeverinë: Të harruar nga shteti! Jo vetëm gjel deti për Vitin e Ri, por masa konkrete
Presidenti Ilir Meta me të moshuarit
TIRANË- Në ditën ndërkombëtare të të moshuarve, presidenti Ilir Meta e ka shfrytëzuar për të sulmuar qeverinë.
I zhveshur totalisht nga kostumi i presidenti, Meta flet si kryetar i opozitës duke thënë se kjo shtresë është e harruar nga shteti. Madje shkon më teje duke propozuar edhe një zgjidhje për masat që duhen marrë.
"Mirënjohje, respekt dhe vlerësim ndaj gjithë të moshuarve të Shqipërisë që aq shumë kanë dhënë për përparimin dhe begatinë e familjeve dhe Atdheut tonë.
Pavarësisht kontributeve dhe sakrificave të jashtëzakonshme në këtë drejtim, Dita Botërore e të Moshuarve, e gjen sot këtë kategori të margjinalizuar, në gjendje tejet të rënduar, pothuajse të braktisur nga shteti dhe të shkëputur nga fëmijët e larguar masivisht në emigrim.
Trajtimi me pensione të ulëta dhe indeksimet minimale, e bëjnë ende të papërballueshme jetesën e tyre në raport me çmimet e tregut dhe kostot e jetesës ndër më të lartat në rajon, aq sa të ardhurat mujore, nuk ju mjaftojnë as për të paguar ilaçet, energjinë elektrike dhe ujin.
Me nivelin më të lartë të sëmundshmërisë, trajtimi i tyre shëndetësor nga institucionet shtetërore në raport me të ardhurat dhe nevojat që ka kjo kategori, është thuajse i papërfillshëm. Braktisja, vijon të jetë gjithashtu një plagë e rëndë.
Vetmia që përjeton kjo kategori prej shpopullimit, dramës së madhe të popullit tonë dhe familjes shqiptare në vitet e fundit, është e papranueshme dhe kërkon një zgjidhje të menjëhershme duke rikthyer shpresën në radhë të parë për fëmijët e tyre për të ndërtuar të ardhmen në vendin tonë dhe pranë familjeve.
Rritje të ndjeshme dhe të menjëhershme të pensioneve, ndihmë ekonomike të prekshme për përballimin e kostove të medikamenteve, energjisë elektrike dhe ujit dhe trajtim të veçantë shëndetësor e social, janë disa masa efektive që meritojnë adresim të menjëhershëm. Është koha për të kthyer në veprim shërbimin me përulje dhe vlerësimin e merituar ndaj tyre, jo vetëm me mbulimin e pagesës për blerjen e gjelit për Vit të Ri, por nëpërmjet masave konkrete që ofrojnë zgjidhje të qëndrueshme, solidaritet dhe përkrahje", shkruan Meta.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ambasada e SHBA tha se nuk do punonte me persona 'non grata'/ Berisha: E shkroi Yuri Kim! Pëllumbesha Spirogjoka trembet nga 5 milionshi
19 Dhjetor 2024, 13:05
-
Rama: Vota e diasporës premtim i realizuar, shërbimet do i ofrojmë me Inteligjencë Artificiale! Marrëveshja me Greqinë për pensionet e vështirë
19 Dhjetor 2024, 10:07
-
Namir Lapardhaja: Unë jam Zoti juaj më i lartë!
19 Dhjetor 2024, 09:16
-
Samiti/ Rama: Një ditë afrimi i mëtejshëm me Europën, u mbështet fuqimisht plani ynë me KE për mbylljen e negociatave në fund të vitit 2027 (FOTOT)
19 Dhjetor 2024, 09:00
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Costa: Duhet të krijojmë kushtet për zgjerim, por integrimi në bazë të meritës! Von der Leyen: 300 mln euro për reformat
18 Dhjetor 2024, 20:25
-
Basha: T’i japim fund tangos personale, kush voton Berishën merr dhe Ramën në paketë dhe anasjelltas! Jo interesave të Trekëndëshit të Bermudës
18 Dhjetor 2024, 12:53
-
Berisha: Drejtësia nën ndikim politik, kush flet kundër Ramës shkon në burg si Salianji e Meta! Paraburgimet janë plotë
18 Dhjetor 2024, 12:30
-
Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, jep 13 milionë euro për ushtrinë! Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike
18 Dhjetor 2024, 11:31
-
Çelja e negociatave për Grupkapitullin 6, Rama: Një tjetër ditë krenarie, drejt objektivit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE brenda 2030 (FOTOT)
18 Dhjetor 2024, 08:42
-
'Jeni zgjedhur pa asnjë kushëri dhe parti', Rama me stafin civil e ushtarak shqiptar në NATO: Kushedi sa italianë e gjermanë keni lënë pa punë
17 Dhjetor 2024, 19:50
-
Sulmet e Berishës ndaj Dumanit, Idajet Beqiri: Është në pozitë të vështirë! Saliu mund të prish provat pas lirimit nga 'arresti shtëpiak'
17 Dhjetor 2024, 19:26
-
SHBA mesazh të prerë për Berishën/ Basha në 'Studio Live' tregon 2 grupet që i shkojnë pas kryetarit PD! Përpiqet të mashtrojë militantët, ndërkohë ka aleancë me Ramën
17 Dhjetor 2024, 18:37
Per ju te moshuarit qe sot jini reshtuar per te takuar njeriun me te ndyre ne aspektin moral,te kriminaluzuar deri ne qelizen e fundit dhe qe si kufome presidenciale kundermon vrasje,korrupsion,vjedhje sebashku me ata qe e zgjodhen,kam nje kerkese: LANI DUART PER TRI DIT RRESHT CDO DY ORE,MOS TAKONI TE AFERM DHE SIDOMOS NIPER E MBESA DHE DITEN E KATERT BENI NJE BANJE ME AVULL.....ZOTI JU RUAJTET!A M E N!!!
PërgjigjuPo jepi ndonje medalje o Metalli edhe ktyre
PërgjigjuPse o te moshuar i ndoteni duart me kete hajdut e kriminel Meten?
PërgjigjuI menderuar president.kur ishe me saliun e madherishem ne qeverri ,na vodhet me vendim qeverie 30 %te shperblimit suplementar te ushtarakut per 4 vjet.erdhi ps ne pushtet dhe na e ktheu te gjithe çka ju vodhet.per pd eshte e dyta here .qeveria meksi,ate qe na u dha me ligje na e hoqi me vendim qeverie.edhe sot e kesaj dite ISSHme detyrohet per kete nderprerje disavjeçare te shperblimit suplementar.dhe garanci u bene gjukatesit tuaj te korporates kçk.jane ortaket tuaj ,i menderuar president.ndaj mos leh shume per pensionistet.
PërgjigjuCkul nje lingote nga thesari jot per disa pleq
PërgjigjuSa kam qesh
Shko more hajdut
Përgjigju