Ish kandidati për kreun e PD-së, Ibsen Elezi i ka dërguar shkresë Sali Berishës dhe strukturave të tjera të Partisë Demokratike dhe kërkon përjashtimin e deputetit Flamur Noka. Elezi thotë se Noka duhet shkarkuar pasi hodhi firmën për regjistrimin e Marko Dajtit si kandidat për bashkinë e Tiranës.
Elezi ka publikuar shkresën me firmën e Flamur Nokës dhe thotë se akti i tij është në kundërshtim me frymën e statutit të Partisë Demokratike si një parti që në themel ka dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare. Në shkresë duket se vetë Flamur Noka, numri dy i grupimit të Sali Berishës, ka hedhur firmën që kryekomunisti Marko Dajti, të kandidojë si përfaqësues i Frontit të Majtë, për Bashkinë e Tiranës.
Përfaqësuesi i një partie komuniste me emrin Frontit të Majtë, Marko Dajti, do të jetë kandidati i gjashtë në garë për kreun e bashkisë së Tiranës në zgjedhjet lokale të 14 majit. Ai do të garojë përballë Erion Veliaj, Belind Këlliçi, Roland Bejko, Lajla Përnaska dhe Arlind Qori.
Reagimi i plotë:
- Mos pranimi asnje pozicioni drejtues per te mos kompromentuar qellimin e kandidimit tim.
- Vazhdimin e perpjekejeve per vendosjen e rregullave ne PD.
Ishin dy nga kerkesat e nje pjese te mire te demokrateve qe me perkrahen ne garen per kreun e PD, te cilat i premtova dhe do vazhdoj t'ju qendroj.
Ne mbrojtje te statutit dhe imazhit te PDSH, sot iu drejtova strukturave drejtuese te saj me ane te nje kerkese me shkrim per perjashtimin nga antaresia te deputetit te Partise Frontit te Majte shokut Flamur Noka.
Partia Fronti i Majte si drejtues te saj ka shokun Marko Dajti, sekretar i Pare i Komitetit Qendror te saj dhe e quan vetem si trashegimtarja e PPSH.
Në përditësim...
Dokumenti i firmosur nga Flamur Noka
Kërkesa e Ibsen Elezit
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëria e Kosova nesër mbledhje të përbashkët të dy Kuvendeve, ‘përjashtohen’ Berisha e Basha! Lista e deputetëve pjesëmarrës
19 Dhjetor 2024, 14:16
-
Ambasada e SHBA tha se nuk do punonte me persona 'non grata'/ Berisha: E shkroi Yuri Kim! Pëllumbesha Spirogjoka trembet nga 5 milionshi
19 Dhjetor 2024, 13:05
-
Namir Lapardhaja: Unë jam Zoti juaj më i lartë!
19 Dhjetor 2024, 09:16
-
LIVE- Përplasje në Kuvend, 'mollë sherri' Bashkim Ulaj dhe interpelanca me Ballukun! Shehaj bllokon 4 orë foltoren, Spiropali e përjashtoi, Noka e shtyn me forcë
19 Dhjetor 2024, 08:07
-
Mero Baze: SPAK dhe si një radiografi e demokracisë në PD
18 Dhjetor 2024, 22:31
-
Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet
18 Dhjetor 2024, 18:58
-
Berisha: Komision Hetimor për Portin e Durrësit dhe interpelancë! Falje e gjobave dhe kamatë-vonesave për energjinë! Akuza dhe Dumanit
18 Dhjetor 2024, 13:40
-
Basha: T’i japim fund tangos personale, kush voton Berishën merr dhe Ramën në paketë dhe anasjelltas! Jo interesave të Trekëndëshit të Bermudës
18 Dhjetor 2024, 12:53
-
Berisha: Drejtësia nën ndikim politik, kush flet kundër Ramës shkon në burg si Salianji e Meta! Paraburgimet janë plotë
18 Dhjetor 2024, 12:30
-
'Të gjithë le ta marrin një diplomë', Berisha kërkon t'i kthejë Universitetet 'han pa porta'
18 Dhjetor 2024, 11:06
-
PD: Të zgjerohet falja e gjobave, paratë mbrapsht kujt pagoi! Fshini detyrimet për ujë e drita dhe gjobat e policisë
18 Dhjetor 2024, 10:51
-
Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj
17 Dhjetor 2024, 22:51
Z.Elezi,e keni gabim.Veprimi i Nokes mund te jete ne kundershtim me /Dekomunistizimin/ e trumpetuar nga PD,por nuk eshte ne kundershtim me parimin e demokracise si koncept.Ne demokraci eshte i lejuar kushdo te zgjedhe e te zgjidhet, dhe te kandidohet per cfaredo lloj platforme e idesh dhe keto te votohen lirshem nga votuesit.
PërgjigjuFlamur Magjar Noka.
Përgjigju