Ende në proces në ankimimi, Berisha ‘legjitimon’ dhe pret në zyrë fituesin e FPRD-së
Sali Berisha dhe Besart Xhaferi
Megjithëse procesi i zgjedhjeve të kreut të ri të FPRD-së së Rithemelimit ende nuk është zyrtarizuar, pasi brenda dy ditëve mund të ankimohet, Sali Berisha ka ‘legjitimuar’ fituesin.
Nga një njoftim nga zyra e shtypit bëhet me dije se Sali Berisha ka pritur ne zyrë, fituesin Besart Xhaferi në selinë e PD-së. Berisha i uroi atij suksese për përgjegjësinë e re që ka marrë në dorë.
Sipas PD-së së Berisha, në procesin e administruar nga FRPD, garuan 6 kandidatë. Morën pjesë 9470 votues në 62 qendra votimi, ndërsa Besart Xhaferri u shpall fitues me 5256 vota. Një urim gjithashtu forumi rinor e mori edhe nga ish kreytari i saj, Belind Këlliçi. Deputeti u shpreh se ky drejtues grupi do të vijojë të angazhojë të rinjtë idealistë në politikën aktive.
Por ky rezultat u kontestua pasi denoncimet për manipulime të procesit ishin të shumta. I sapo-zgjedhuri në krye të forumit Rinor të PD, Besart Xhaferi mund të mos e mbyllë mandatin e tij në krye të të rinjve demokratë. Sipas statutit të vetë PD, në forumin rinor bëhen pjesë të rinjtë nga 15-35 vjeç. Xhaferi është 32 vjeç dhe në përfundim të mandatit 4 vjeçar ai do të ishte 36 vjeç, pra do ta ushtronte mandatin në shkelje të statutit.
Ndërkohë, në rrjetet sociale menjëherë pasi Xhaferi u shpall fitues kanë nisur denoncimet për parregullsi në procesin zgjedhor. Në rrjetet sociale qarkullojnë disa foto, ku duket se 1 votues ka votuar më shumë se një herë, ka votues që nuk janë anëtarë sipas statutit etj.
M.Q./G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëria e Kosova nesër mbledhje të përbashkët të dy Kuvendeve, ‘përjashtohen’ Berisha e Basha! Lista e deputetëve pjesëmarrës
19 Dhjetor 2024, 14:16
-
Ambasada e SHBA tha se nuk do punonte me persona 'non grata'/ Berisha: E shkroi Yuri Kim! Pëllumbesha Spirogjoka trembet nga 5 milionshi
19 Dhjetor 2024, 13:05
-
Namir Lapardhaja: Unë jam Zoti juaj më i lartë!
19 Dhjetor 2024, 09:16
-
Mero Baze: SPAK dhe si një radiografi e demokracisë në PD
18 Dhjetor 2024, 22:31
-
Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet
18 Dhjetor 2024, 18:58
-
Berisha: Komision Hetimor për Portin e Durrësit dhe interpelancë! Falje e gjobave dhe kamatë-vonesave për energjinë! Akuza dhe Dumanit
18 Dhjetor 2024, 13:40
-
Basha: T’i japim fund tangos personale, kush voton Berishën merr dhe Ramën në paketë dhe anasjelltas! Jo interesave të Trekëndëshit të Bermudës
18 Dhjetor 2024, 12:53
-
Berisha: Drejtësia nën ndikim politik, kush flet kundër Ramës shkon në burg si Salianji e Meta! Paraburgimet janë plotë
18 Dhjetor 2024, 12:30
-
'Të gjithë le ta marrin një diplomë', Berisha kërkon t'i kthejë Universitetet 'han pa porta'
18 Dhjetor 2024, 11:06
-
PD: Të zgjerohet falja e gjobave, paratë mbrapsht kujt pagoi! Fshini detyrimet për ujë e drita dhe gjobat e policisë
18 Dhjetor 2024, 10:51
-
Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj
17 Dhjetor 2024, 22:51
-
SHBA edhe një herë 'Jo' Berishës/ Valteri: I vdekur, i pakallur! Tafani: Mesazhi i qartë, 'Mos shkoni tek PD-ja'! Kulluri: Amerikanët kanë problem këtu korrupsionin dhe krimin
17 Dhjetor 2024, 21:41
Ka ngel vec me moshataret e vete ne parti tani berisha se nuk i shkon me njeri
PërgjigjuPo normal qe do e legjimoje se beri manipulim per ta vendos drejtues te frpd
PërgjigjuKy qe u pranua 32 vjec pavaresisht se limiti eshte 30? bravo
PërgjigjuKy ka lind para se te krijohet frpd hahahahah a te mbaruar qe jeni
Përgjigjudoli na nje proces ilegjitim vetem lider seshte ky
Përgjigjupo konfirmon zarin e vet ne krye te detyres
PërgjigjuSikur iher te ishit tregu te sinqert ndaj popullit iher te vetme
PërgjigjuGjynof ngelet tu marr popullin mqaf me kto mashtrimet e juja
Përgjigjupo ca fituesi me vota te manipuluara
PërgjigjuPer ate vend besoj se ke derdhur mjaft lek per tu ulur se keshtu i jane errsuar syt saliut
PërgjigjuTe na degjosh neve duhet te largohesh sa me pare se do dalesh dhe ti nongrada
PërgjigjuT mer ne qafe berisha o xheferr , po kshu jeni te gjithe ju nuk funksiononi sips rregullit po beni ne koke tuaj po kur tma qani koken pastaj sju vjen mire. Prokuroria duhet te veproje sa me shpejt.
PërgjigjuPo kush eshte berisha qe ta legjitimoje , ai ska te drejten per te drejtuar Pd akoma.
Përgjigju