Erdogan letër Albin Kurtit për ambasadën e Kosovës në Izrael: Mund të shkaktojë dëme të mëdha
Albin Kurti dhe Recep Tayip Erdogan
Teksa kryeministri i Izrealit e fton kreun e Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Albin Kurtin në inaugurimin e ambasadës në Izrael, Presidenti i Turqisë duket se mban një qëndrim kundër.
Sipas mediave kosovare, Reccep Tayyip Erdogan i ka dërguar letër Kurtit ku e uron për fitoren në zgjedhje por ndër të tjera ai i kërkon që ta shmangë një vendim për të shkuar në Izrael.
Erdogan, ka thënë se mirëpret qëndrimet e partisë që drejton Albin Kurti, se do të shqyrtohet vendimi i Kosovës për vendosjen e Ambasadës në Jerusalem.
Erdogani i ka thënë Kurtit se po të shmangej një hap i tillë do të bëhej gjëja e dobishme.
“Për më tepër, jam i kënaqur, kur mësova për qëndrimin e partisë suaj që, nëse vjen në pushtet, do ta rishikojë angazhimin e Kosovës për hapjen e Ambasadës në Jerusalem. Besoj se do të ishte e dobishme që të shmangej një hap të tillë, i cili mund t’i shkaktonte dëme të mëdha Kosovës”, ka shkruar Erdogani në letrën e tij.
Vetëm pak më herët, mediat kosovare kanë bërë publike letrën e dërguar nga kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu për Albin Kurtin ku i uron fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Në letrën e tij ai ka përmendur dhe marrëveshjen e fundit mes Kosovës dhe Izrealit dhe gjithashtu vendimin e Prishtinës zyrtare për vendosjen e Ambasadës së Kosovës në Jeruzalem.
![](https://shqiptarja.com//uploads/ckeditor/603ab9a3a9a46Screenshot_4.jpg)
E.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ambasada e SHBA tha se nuk do punonte me persona 'non grata'/ Berisha: E shkroi Yuri Kim! Pëllumbesha Spirogjoka trembet nga 5 milionshi
19 Dhjetor 2024, 13:05
-
Kosova bëhet me Muze të Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri
18 Dhjetor 2024, 13:36
-
Zgjedhjet në Kosovë/ Emigrantët do të votojë në ambasada dhe në konsullata
18 Dhjetor 2024, 13:30
-
Dialogu/ Laçak flet pas takimeve në Bruksel: Të themelohet Asociacioni, Serbia të njohë simbolet e Kosovës
18 Dhjetor 2024, 11:20
-
Nju Jork/ Guri-tabelë i gdhendur i Dhjetë Urdhërimeve del në ankand, është 1500 vite i vjetër! (VIDEO)
18 Dhjetor 2024, 09:46
-
Netanyahu: Trupat izraelite do të kontrollojnë një zonë neutrale brenda Sirisë për një periudhë të pacaktuar
17 Dhjetor 2024, 21:29
-
Reuters: Netanyahu drejt Kairos për armëpushimin në Gaza
17 Dhjetor 2024, 17:20
-
Kryeministri Kurti: Dokumentimi i krimeve të luftës, detyrim moral dhe historik për të gjitha gjeneratat
17 Dhjetor 2024, 15:30
-
Ali Ahmeti takohet me opozitën në Kosovë: Nuk takohem me Kurtin, sepse s’ka vullnet nga ana e tij!
17 Dhjetor 2024, 14:54
-
VIDEO/ Bomba izraelite në Siri shkakton tërmet
16 Dhjetor 2024, 16:06
-
Kosova do të prodhojë dy lloj municionesh dhe do të dizajnojë dronë luftarakë! Nënshkruhet kontrata me kompaninë turke
16 Dhjetor 2024, 16:00
-
Kurti vizitë jashtë Kosovës, s'shkon të dëshmojë në Prokurori! Zëdhënësi për Report Tv: Gati t’i presë prokurorët në zyrë
16 Dhjetor 2024, 10:25
Ne vitin 1912 ishin Turqit qe ja fali Kosoven Serbise ku na ndau si nji popull,140 vite lidhje dipllomatike me Serbine cka i ndodhi popullit qe ne kohen e Rankovicit e deri tani ata kure nuk e hapen gojen qe te kritikojne Serbine se cka ndodhte me popullin Shqipetare ose vellezerit e vegjel te Turqise,dhe sot pazaret ma te forta i ka me Serbine dhe Rusine dy armiqe te popullit Shqiptare dhe ma ne fund doti jep ushtrise Serbe Dronet e Turqise per ta bombarduar Kosoven ,dhe Shqiperine kesoj vellezer kemi mjaft ne koshat e berllokut.
PërgjigjuFilluan presionet e baba sulltanit mbi Kosoven qe e cileson satelit te Turqise ne Ballkan.
PërgjigjuIk ore sulltan Erdogan,ik mbushu!Cfare deme do kishte Kosova ?Do te kete me pak xhami e me pak influence turke? Ne se kjo eshte pasoja,bravo Kosova.Midis Netanjahut te korruptuar dhe nje Erdogani diktator,Izraeliti eshte e keqja me e vogel.Ik qerrohu, se nuk ke per t'u bere kurre as sulltan i ri i Ballkanit,as i Lindjes se Mesme!
Përgjigju