Austria dhe Turqia luajnë sot në 21:00 sfidën e fundit në 1/8 e Euro 2024. Në Leipzig turqit janë pa Calhanoglu, ndërsa do kërkojnë çerekfinalen kundër një rivali me përvojë.
Trajneri i Turqisë, Vincenzo Montella, foli për “Sky Sport”, duke u shprehur për këtë sfidë: “Ne e kuptojmë se kemi pësuar një humbje të rëndë në ndeshjen e fundit kundër kësaj skuadre (6-1 në një miqësore në mars). Megjithatë, kjo është një sfidë e re dhe ne ende presim një paraqitje të fortë nga Austria”.
“Ne do të luajmë kartat tona në këtë sfidë. Është e vërtetë që përvoja është e rëndësishme, por ne kemi edhe disa talente të rinj. Ndonjëherë freskia dhe entuziazmi mund të bëjnë ndryshimin”, tha trajneri italian, që s’do të ketë dy lojtarë të rëndësishëm në këtë sfidë.
“Fatkeqësisht, sot do të na duhet të bëjmë pa dy lojtarë kyç si Calhanoglu dhe Samet Akaydin. Kush do t’i zëvendësojë ata? Preferoj të mos e zbuloj”, tha Montella.
Trajneri ndihet krenar që është në këtë turne: “Është një nder i madh të përfaqësosh një komb të jashtëzakonshëm si Turqia. Kjo ndeshje është e rëndësishme për vendin tonë dhe për karrierën time”, tha Montella.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?
-
Po
63.1%
-
Jo
17.7%
-
Duhet më shumë
19.2%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ja si u arratis Assad nga Siria! Nga përdorimi i 2 avionëve tek ndihma e Turqisë
18 Dhjetor 2024, 16:21
-
Protagonist si zëvendësues, Muçi nuk shmang dot disfatën e Besiktas! E mund Demirspori i Kurtulan (VIDEO)
17 Dhjetor 2024, 11:56
-
Austri/ Shqiptari arrestohet me 12 kg kokainë në makinë, droga me vlerë 1.2 milionë euro
17 Dhjetor 2024, 11:27
-
Kosova do të prodhojë dy lloj municionesh dhe do të dizajnojë dronë luftarakë! Nënshkruhet kontrata me kompaninë turke
16 Dhjetor 2024, 16:00
-
Ministri i Mbrojtjes Nikos Dendias: Turqia po zgjeron pretendimet ndaj Greqisë
14 Dhjetor 2024, 20:14
-
VIDEO/ Taulant Seferi shënon në Turqi, fiton duelin me Rey Manaj! Gol edhe Odise Roshi
14 Dhjetor 2024, 19:21
-
Siri/ Rënia e Bashar al-Assad, Turqia rihap ambasadën në Damask pas 12 vjetësh
14 Dhjetor 2024, 18:59
-
Austria ofron 1 mijë euro për çdo refugjat sirian për t'u kthyer në shtëpi
14 Dhjetor 2024, 07:54
-
Erdogan takon Orban: Bashkëpunim me BE-në për të rindërtuar Sirinë
12 Dhjetor 2024, 19:56
-
Bullgaria dhe Rumania bëhen anëtare të plota të zonës Schengen
12 Dhjetor 2024, 11:49
-
Shqipëria, ndër vendet më obeze të Europës, më elegantët italianët
12 Dhjetor 2024, 10:56
-
Aktori shqiptar Bertan Asllani fiton çmimin kinematografik 'Golden Kebek' në Turqi
10 Dhjetor 2024, 22:44